E shtunë, 27 Korrik, 2024

A ftohesh në të vërtetë nga ndryshimet e motit? Mëso çfarë po i ndodh trupit në këtë kohë

- Advertisement1-

Ndryshimi i stinëve shoqërohet me viroza, të cilat ne shpesh i quajmë sezonale.

Por, edhe pse disa njerëz preken gjatë ndryshimit të stinëve, në fakt i ftohti që mund të marrësh gjatë kësaj periudhe nuk është aq sezonal. Dhe ju e dini pse… Covid-19 është gjithandej.

- Advertisement -

Ideja se je ftohur për shkak të ndryshime të motit është krejtësisht e pavërtetë. Megjithatë, miti ka diçka të rrënjosur në atë që zakonisht njerëzit besojnë. Dhe e gjitha ka të bëjë me mënyrën se si e trajtojmë ne motin e ftohtë. Moti i ftohtë, shpesh i bën njerëzit të futen në hapësira më të vogla, ku ajri është më i ngjeshur dhe riciklohet më shpejt sesa ajri jashtë. Kështu, në këto raste, ne thithim më shpejt ajrin nga njëri-tjetri.

Megjithatë, ndryshimet e kushteve të motit, nga ai i thatë në të lagësht, mund të ndikojnë në sistemin tonë imunitar, sepse sa më shumë ftohtë dhe lagështirë të jetë jashtë, aq më të prirur jemi ne për të marrë viruse. Pra, në thelb, nuk është moti i ftohtë çështje në vetvete. Është sistemi ynë imunitar i mësuar me këto ndryshime.

Si përfundim, për fat të keq, ka lloje të ndryshme të viruseve të të ftohtit. Kjo i bën shumë më të vështira rastet dhe trajtimet e të ftohtit, të zakonshme apo specifike. Megjithatë, në fund fare, specialistët bien dakord në një pikë: nuk janë ndryshimet e motit shkaku i të ftohtit në këtë stinë. Ajo që duhet të bëni është të kujdeseni më shumë për sitemin tuaj imunitar, në mënyrë që të përballojë çdo ndryshim të motit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 +...

Me këto truqe mund ta zgjidhni çdo detyrë matematikore pa ndihmën e askujt

Për shumicën nga ne matematika është subjekt i “panjohur” dhe shpeshherë mendojmë se çfarë...

Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më...

Kjo detyrë matematikore i ka dy zgjidhje – cila është e sakta? (Foto)

Një detyrë matematikore ka bërë që shumë njerëz të kalojnë goxha kohë duke u...