E shtunë, 23 Nëntor, 2024

A është rrezik që shtatzënat të hanë vezë të papërpunuara ose gjysmë të ziera

- Advertisement1-

Është diçka e mrekullueshme që një vezë e cila ka vetëm 90 kalori të ketë mbi 12 lloje të vitaminave e mineraleve si dhe sasi të bollshme të proteinave. Proteinat janë shumë të nevojshme, jo vetëm për beben tuaj e cila rritet shumë shpejt, por edhe për organizmin tuaj.


Vezët kanë sasi të bollshme të kolinës e cila ndihmon në zhvillimin e trurit të bebes dhe në parandalimin e defekteve të tubit neural. Vezët kanë edhe yndyra omega-3 që ndihmon në zhvillimin e trurit dhe të pamurit.

- Advertisement -

Disa gra kanë frikë se vezët kanë shumë kolesterol. Është e vërtetë se kanë kolesterol, por kanë shumë pak yndyra të ngopura. Më shumë rrezik ka nëse hani yndyra të ngopura, se sa kolesterol i cili gjendet në mënyrë natyrale në ushqim.

Nëse e keni nivelin e kolesterolit brenda vlerave normale, atëherë nuk ka rrezik nëse hani një ose dy vezë në ditë, krahas dietës së ekuilibruar me pak yndyra të ngopura.

vv

Por, a është rrezik nëse shtatzënat hanë vezë të papërpunuara termikisht ose gjysmë të ziera?

Në disa vende vezët shenjëzohen me vulë në lëvozhgë dhe si të tilla konsiderohen të sigurta që të hahen qoftë gjysmë të ziera ose edhe të papërpunuara fare termikisht. Nëse vezët janë me vulë, rreziku që ato të kenë salmonella është shumë i vogël.

Salmonella është një mikrob që shkakton helmimin e ushqimit. Nëse ushqimi helmohet me salmonella, ky mikrob nuk e dëmton beben tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por te ju mund të shkaktojë vjellje, barkqitje, dhimbje barku, temperaturë dhe kokëdhimbje.

- Advertisement -rrrrrrr

Nëse vezët nuk janë me vulë, atëherë ato duhet t’i zieni deri sa e kuqja dhe e bardha e vezës të jënë të forta (pra, jo të lëngshme). Zakonisht vezët mesatarisht të mëdha duhet të zihen rreth shtatë minuta. Nëse zihen në këtë mënyrë, salmonellat shkatërrohen dhe vezët konsiderohen të sigurta për t’u ngrënë.

Nëse hani jashtë shtëpisë, keni kujdes kur hani akullore, majonezë apo tiramisu, sepse këto kanë vezë të papërpunuara termikisht origjinën e të cilave nuk e dini. Majoneza e cila blihet në shitore zakonisht bëhet me vezë të pasterizuara dhe është e sigurt që të hahet. Pasterizimi është një proces gjatë të cilit vezët nxehen dhe i vret salmonellat. Poashtu, keni kujdes nëse përgatitni në shtëpi ndonjë ushqim me vezë të papërpunuara termikisht.

Vezët duhet t’i mbani në frigorifer veçmas nga ushqimet tjera. Bakteret mund të gjenden edhe në lëvozhgën e vezëve. Mos i përdorni vezët me lëvozhgë të thyer, sepse bakteret mund të kenë depërtuar në brendi. Vezët e ziera mos i ruani në frigorifer më gjatë se tri ditë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...