E diel, 24 Nëntor, 2024

“A është i vërtetë Babagjyshi?” Përgjigjja më e bukur që duhet t’u jepni fëmijëve

- Advertisement1-

Santa Claus, siç njihet tek ne Babagjyshi i Vitit të Ri, është gjithandej i pranishëm në këto ditë festash, por kjo gjë mund t’i bëjë konfuzë shumë fëmijë.

Duke parë kaq shumë Babagjyshë rreth e rrotull, u lind një pyetje: “Është i vërtetë Babagjyshi? Dhe nëse po, cili prej tyre është i vërteti?” Asnjë prind, në fakt, nuk do që t’i gënjejë fëmijët e vet, por natyrisht, asnjë nuk do që t’u prishë magjinë e festave dhe lumturinë atyre.

- Advertisement -

Megjithatë, në rastin e një të vërtete të tillë, shumë prindër mendojnë se fëmijëve u duhet thënë se Babagjyshi nuk ekziston, por në një mënyrë më të ëmbël.

Chantel R., një këshillues prindërish, ndërsa rekomandon çfarë duhet të bëni përpara një pyetjeje të tillë, këshillon se prindërit nuk ngurojnë t’ua hedhin poshtë fëmijëve mitin e Babagjyshit, me arsyen se “nuk duan t’i gënjejë ata.”

Po ju në cilin grup jeni? A do t’jua shpjegonit fëmijëve tuaj të vërtetën për ekzistencën e Babagjyshit? Si mund ta keni një shpjegim të mirë që Babagjyshi është apo jo i vërtetë dhe cili është i vërteti? A ua humbet ky shpjegim magjinë e festave fëmijëve? Apo mund të jetë më mirë për ta? Këtyre pyetjeve, më poshtë u vjen një përgjigje e ëmbël nga një nënë, e cila para disa vitesh i ka shkruar një letër (e botuar në “New York Times”), e cila kishte një përgjigje të përkryer për ekzistencën e Babagjyshit. Një pjesë e letrës së Martha Brockenbrough për të bijën është postuar më vonë në pothuaj çdo kohë festash.

“E dashur Lucy,

Faleminderit për letrën tënde. Ke bërë një pyetje mjaft të zgjuar: “A ekziston ti Santa?”

E di që përgjigjen e kësaj pyetjeje e ke kërkuar prej kohësh, ndërsa unë kam menduar gjithmonë si të të përgjigjem.

- Advertisement -rrrrrrr

Përgjigjja është “Jo”. Unë nuk ezistoj. Nuk ekziston asnjë Santa.

Unë jam një person që kam ndihmuar për të gjetur dhuratat e tua të Krishtlindjeve. Po ashtu, kam nxituar për t’i vendosur ato poshtë pemës. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mami im për mua, por edhe nëna e saj për të. (Dhe, natyrisht, baballarët kanë ndihmuar gjithashtu).

E imagjinoj që këtë gjë do të bësh edhe ti një ditë me fëmijët e tu dhe e di që do të lumturohesh kur t’i shohësh ata të vrapojnë drejt pemës së Krishtlindjeve mëngjesin e festës për të hapur dhuratat. Do të lumturohesh duke i parë ata të ulur poshtë asaj peme, me fytyrat e qeshura dhe të shkëlqyeshme nga dritat magjike të festës.

Ky moment është Babagjyshi i vërtetë.

Babagjyshi është më i madh se një njeri dhe puna e tij është shumë më e lodhshme se e secilit prej nesh. Ajo që do ai, është shumë e thjeshtë, por e jashtëzakonshme dhe e pakrahasueshme me asgjë tjetër në botë. Ai u mëson fëmijëve të besojnë në diçka që nuk mund ta shohin ose ta prekin.

Është një punë shumë e madhe, por edhe mjaft e rëndësishme njëkohësisht. Gjatë gjithë jetës sate do ta ndjesh nevojën për të besuar: tek vetja, tek miqtë, tek talenti yt dhe tek familja jote. Po ashtu do të kesh nevojë të besosh në gjëra, të cilat nuk mund t’i mbash gjithmonë në duar. Dhe këtu e kam fjalën për dashurinë dhe fuqinë e saj të pashtershme për të të rrethuar në çdo fushë të jetës, madje edhe në momentet e errëta, edhe në acarin e ftohtë, ajo do të të ndriçojë dhe do të të ngrohtë.

Santa është mësues dhe unë jam një prej studenteve të tij. Tani edhe ti e mësove sekretin e vendosjes së dhuratave në këtë vigjilje Krishtlindjesh: ai ndihmon të gjithë njerëzit që duan t’i bëjnë të lumtur fëmijët e tyre.

Me shumë dashuri në zemër, njerëz si babi dhe unë, e kthejnë të qenit Santa në një lloj pune, e cila në fund shpërblehet vetëm me një dashuri të madhe.

Kështu pra, jo, Santa nuk ekziston. Santa është dashuri dhe magji dhe shpresoj, edhe lumturi. Unë jam në grupin e tij, por edhe ti po ashtu.

Të dua dhe do të të dua shumë!

Mami

Gëzuar festat të gjithë prindërve dhe fëmijëve. Tani, shkoni puthni fëmijët tuaj.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...