A është fëmija juaj gati të shkëlqejë? Kosova Global Talent Center hap dyert për talentet e reja

- Advertisement -

Kosova Global Talent Center ka hapur regjistrimet për programin veror “Summer of Talents 2025”, i cili pritet të zhvillohet nga 1 deri më 18 korrik, çdo ditë nga e hëna në të premte, në orarin 08:30 – 15:30.

- paragrafi 1 -

Ky program trejavor synon të ofrojë një përvojë të pasur dhe të gjithanshme për fëmijët, duke i ndihmuar ata të zbulojnë talentet e tyre të fshehura përmes një kombinimi unik të aktiviteteve edukative, teknologjike dhe kreative, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Çfarë përfshin programi?

🧘‍♀️ Yoga për fëmijë – për mirëqenie emocionale dhe trupore

🎨 Art & Crafts – punime kreative për zhvillimin e imagjinatës

- Advertisement -

➗ Aritmetikë argëtuese – lojëra dhe sfida matematikore

🤖 Animacione me inteligjencë artificiale (AI) – krijimi i historive të animuara

🌐 Mësim të anglishtes dhe gjermanishtes me teknologji

🎤 Aftësi prezantuese – për të folur me vetëbesim e kreativitet

🧠 Testim të aftësive njohëse – për identifikimin e talenteve të veçanta

Çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të realizojë një test për të identifikuar aftësitë kognitive dhe për të orientuar zhvillimin e tij në fushat ku shkëlqen më shumë. Testimi dhe aktivitetet do të mbikëqyren nga profesionistë të fushës së psikologjisë dhe edukimit.

“Summer of Talents” është më shumë se një program veror – është një platformë ku fëmijët zhvillohen, argëtohen dhe ndërtojnë vetëbesimin duke mësuar me metoda moderne dhe inovative.

📌 Për më shumë informacione dhe regjistrim, kontaktoni Kosova Global Talent Center. Vendet janë të kufizuara!