E shtunë, 23 Nëntor, 2024

A është e tepërt shkronja NJ?

- Advertisement1-

Më pyetën, dhe më lutën me u për­gjigjë pub­li­kisht, se a asht e te­përt ger­ma nj.

Asht e s’asht! Ma mirë na bjen me i kuptu së pari problemet praktike rreth kësaj germe, dhe me kqyrë me i zgjidhë ato. Por nëse duhet pa­tje­tër me mbajtë anë, unë thom po. Për­gjigjja, si zako­nisht, nuk asht e thjeshtë. Ka arsye për jo. Veç nëse fla­sim për shkri­min e për­dit­shëm, asht e te­përt me e llo­ga­ritë nj-në si shkro­një më vete — ose të pak­tën, asht e te­përt me e për­dorë veç për nji tin­gull.

- Advertisement -

Shkronja nj e para­qet nji tin­gull apo fo­nemë të ve­çantë të gju­hës shqipe: hun­do­ren qiellzore. T’e shë­noj­më si ñ siç ban spa­njish­tja (ose /ɲ/ si n’alfa­be­tin fo­ne­tik ndër­kom­btar). Kët tin­gull e ha­sim në fjalë si njof­tim ose Spanjë. Por shum të fol­me kanë nisë me e bjerrë. Për she­m­bull, ullinjtë tos­kë­risht bahen ullijt geg­nisht; një/nji shqip­­tohet si ni.

Fonema ñ dallon prej dy tin­guj­ve n-j nga­tan­gat, edhe pse ngja­son me ta. Pran­dej e shkruj­më qe­nie e jo qenje, ose thënie e jo thënje.

Por kjo s’dome­thanë se ger­ma nj asht e do­mos­do­shme si shkro­një e veç­me. S’asht e thanë që çdo tin­gull me e pasë nji gra­femë të ve­ç­an­të. Mja­f­ton me pasë ger­ma ve­tëm për tin­gujt që duhet me i dallu e mos me i ngat­rru me nji tje­tër (si p.sh., b-në e p-në, që i gjej­më në çif­te mi­ni­ma­le: me pi e me bi).

Qe, bjen fjala, shqip s’e da­lloj­më ë-në e thek­sue­me prej ë-së së pa­the­k­sue­me në fjalën është. Se­pse nuk i ngat­rron kush në le­xim. Nuk e da­lloj­më as i-në e gjatë prej të shkur­tës në fja­lën Shqipni.

Pse atë­herë me e she­nu ñ-në? Me e da­llu — si te fja­lët qe­nie e thë­nie — prej dy tin­guj­ve n-j kur që­lloj­në nga­tan­gat?

Nëse doj­më me e shkru sakt shqip­ti­min e shqi­pes, atë­he­rë ish da­shtë me e pasë ger­më të ve­çan­të për ñ-në. Spa­nji­sh­tja e ka ñ-në. An­daj em­nin e krye­tarit të Mek­si­kës e shkruj­në En­rique Pe­ña Nie­to (shqipto: En­rike Pe­ña Njeto).

- Advertisement -rrrrrrr

Por me e ndë­rru al­fabe­tin na sot asht e te­përt. Gra­fe­ma e ve­ç­an­të për ñ-në shër­ben veç për ne­vo­ja shken­co­re ose ar­tis­ti­ke. Shkri­met e për­dit­sh­me nuk kanë pse me qenë të tilla, dhe qe­besa kurrë nuk janë, n’as­nji gjuhë (shih spa­njish­ten nalt, si e për­dor i-në për tin­gu­llin j). An­daj, du­het me gjetë zgji­dhjen ma prak­tike.

Kur lexojmë, kurr­kush nuk e shqip­ton fja­lën qenie si /qeñe/. Kë­shtu që s’ka kurr­farë ar­sye pra­k­ti­ke me na e kuj­tu se nuk asht /qeñe/, por /qen-je/.

Aq ma te­për, na veç po kri­jojmë huti tue shkru ni në vend se nj. Kur di­kush e nis fja­linë «Gjer­ma­nia nga Noj­ber­gu (No­vo­bër­da)…», gati se­ci­lit i jepet me e lexu si /Gjer­manía/ edhe pse du­het /gjer­man-ja/. Vetë na­na je­me ia shkrun em­nin te­zes si Mi­han­ja, e jo Mi­ha­nia, jo pse s’din drejt­shkrim, por qa­shtu i vjen ma ndo­resh.

Qe pra pse po thom edhe unë, e tepërt asht nj-ja. Na muj­më me e njehë si nji prej 36 ger­mave t’al­fa­be­tit për arsye his­to­rike. Por s’ke­mi pse e shkruj­më ni për mos me e ngat­rru togun e tin­gujve n-j me tin­gu­llin e ve­tëm ñ; dy­ger­m­ëshi nj mund t’i shë­nojë li­risht të dyja.

Sa për kra­ha­sim, germa sh rëndom pa­ra­qet tin­gu­llin š, por fja­lo­ri shkrun «meshóllë mb. [lexo: mes-hollë]». Nji­lloj, nëse shkro­nja i mund ta shë­nojë hem tingullin i hem tingullin j, pse mos me mujtë dygermëshi nj me i shënu dy fo­ne­ma, mvar­sisht prej kon­te­ks­tit?

Na mujmë me vazh­du me e shkru qenie e thë­nie, mba­si jemi mësu qa­shtu, e kë­n­dej me e shkru gjer­ma­nja e kam­pio­nja, meqë na vjen ma leht. Në fund të fun­dit, veç kemi me u bin­dë se s’ka gju­hë që shkru­het krejt fo­ne­ti­kisht, dhe se as shqip­ja nuk shkru­het krejt tin­gull për tingull.

Nga Getoar Mjeku

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...