Me aplikimin e vaksinës anti covid, qoftë nga kompania Pfizer apo Moderna, të moshuarit apo stafi shëndetësor tashmë kanë ndërtuar një mbrojtje të fortë kundër infeksionit.
Ky fakt tregon shqetësim për sigurinë e fëmijëve, në qoftë se ata mund të qëndrojnë pranë gjyshërve të tyre të cilëta kanë marrë vaksinën anti covid shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Vaksinimi nënkupton që marrësi ndërton një imunitet ndaj virusit, por kjo nuk do të thotë se virusi nuk do të egzistoj te personi apo të jetë rreth tij.Personat tashmë të vaksinuar mund të bëhen bartës asimptomatikë të virusit.
Ndërkohë që fëmijët janë kategoria më e ndjeshme ndaj Covid-19 është tejet e rëndësishme që të praktikohen masat mbrojtëse kundër Covid-19.
Në anën tjetër, Dr.Amina Ahmed, profesoreshë e sëmundjeve infektive në Spitalin e Fëmijëve Atrium Health Levine ka treguar se vaksinat aktuale janë nga varieteti i mARN.
Sipas saj, kjo vaksinë përdor sintezën kimike për të riprodhuar një pjesë të vogël të virusit.Meqenëse, vaksina nuk përmban asnjë virus të gjallë, një person nuk mund të infektohet, por as të përhap virusin.
Vaksinat anti covid përdorin pjesën e proteinave spike të virusit, andaj sistemi imunitar i trupit i përgjigjet dhe krijon antitrupa.
Proteina spike është ajo që lejon virusin të hyjë në qelizat e njeriut, pra nëse një person i vaksinuar do të ekspozohej ndaj virusit, sistemi imunitar do të vendos një mbrojtje kundër virusit.