A është e sigurt gjidhënia nëse jeni të infektuara me Covid?

- Advertisement -

Ndonëse tash e dy vite prezent në tërë botën, Covid-19 ka shkaktuar shqetësime e sidomos te nënat e reja gjidhënëse.

- paragrafi 1 -

Edhe pse mund të jeni të infektuara me Covid, ende nuk ka të dhëna se virusi mund të përcjellet përmes gjidhënies tek bebi juaj shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Për këtë arsyje, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka rekomanduar që të gjitha nënat të vazhdojnë procesin e gjidhënies.

Kjo pasi gjidhënia ndihmon në mbrojtjen e të porsalindurve nga sëmundjet.

Qumështi i gjirit ndërton sistemin imunitar të foshnjës dhe mund të ofrojë mbrojtje nga infeksioni me koronavirus.

- Advertisement -

Nuk ka asnjë provë që të tregojë se nënat që ushqehen me gji, të cilat janë infektuar me virusin, e kanë kaluar infeksionin tek foshnjat e tyre përmes qumështit të gjirit.

Prandaj, përfitimet e ushqyerjes me gji janë më të mëdha se rreziqet.