E premte, 20 Shtator, 2024

A e dinit? Pëllumbat dallojnë 26 shkronja të abc-së

- Advertisement1-

Disa i quajnë minj qyteti, mirëpo ata në fakt janë super zogj.

Shënimet e para për zbutjen e pëllumbave datojnë që nga Egjipti i lashtë. Sulltani i Bagdadit ka themeluar postën e pëllumbave që në vitin 1150.

- Advertisement -

Pëllumbat janë përdorur për qëllime ushtarake që nga koha e Cezarit, me rastin e konfliktit të tij me galët. Në histori ka mbetur i shënuar viti 1870 si ai në të cilin pëllumbat për herë të parë janë përdorur për bartjen e postës. Ishte ajo në kohën e Luftës franko-prusiane. Që atëherë në qytetet evropiane bashkë me të gjitha kazermat ndërtohen edhe fole pëllumbash.

Kur dështojnë të gjitha mjetet e komunikimit, atëherë pëllumbat dalin në skenë. Këta pëllumba kanë qenë protagonistë të vërtetë në shumë çaste të vështira të historisë.

Në Luftën e Parë Botërore janë përdorur madje 500.000 pëllumba për bartjen e mesazheve. Në nderim të këtyre zogjve është ngritur një përmendore në qytetin Lil të Francës, për të përjetësuar lavdinë e këtyre pëllumbave trima, por edhe heroikë.

Më vonë pëllumbat janë trajnuar për shpëtimin e njerëzve në det, përkatësisht të kërkojnë gomonet pluskuese. Kur të detektojnë gomonen sipas ngjyrës së caktuar, kanë për detyrë t’i çojnë shpëtuesit deri te ajo pikë.

Aftësitë fluturuese të pëllumbave të tillë janë shumë impresionuese. Në kushte moti të mirë ata mund të përshkruajnë edhe 800 kilometra me shpejtësi mesatare 70 km në orë, për t’u kthyer në shtëpinë e tyre të origjinës, me të cilën pëllumbi rri i lidhur për gjithë jetën.

Është mister edhe sot se si, këta zogj e gjejnë rrugën e kthimit edhe po t’i lëshosh me qindra kilometra larg. Thuhet se orientimi i tyre është i lidhur me fushën magnetike të Tokës.

- Advertisement -rrrrrrr

Elvis Presley i ka adhuruar pëllumbat, ndërsa Mike Tyson është marrë me zbutjen e tyre. Sot pëllumbat mbahen për sport dhe argëtim.

Garat e pëllumbave të mbajtura në mbarë botën funksionojnë duke i liruar të gjithë konkurrentët nga një pikë në të njëjtën kohë dhe duke u siguruar që të gjithëve t’u duhet afërsisht e njëjta kohë për të arritur në shtëpinë e tyre. Dhe këta zogj të zgjuar e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre për në shtëpi pa asnjë problem.

Pëllumbat dhe në veçanti pëllumbi i bardhë njihet nga të gjithë popujt si mjeti më i përsosur për të simbolizuar paqen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop

S’ka lidhje sa të dobët jeni në matematikë, këto truqe do t’ju bëjnë më të mirin në këtë lëndë

Shumëzimi me 11 Pavarësisht se sa i gjatë është numri, atë shumë lehtë mund ta...

Fjala me tre shkronja që ka 645 kuptime

Ka fjalë komplekse, fjalë me kuptim të ndërlikuar dhe fjalë që thjesht tregojnë qartë...

Detyrë logjike: Këtu nuk mungon numri 6, gjejeni se çfarë

Për të zgjidhur këtë detyrë logjike nuk janë të nevojshme njohuritë në matematikë. Gjithsesi, është...