E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

A e dini pse në këtë vend mbi 90% e nxënësve janë të shkëlqyeshëm?

- Advertisement1-

Dallimi në mes nxënësit më të mirë dhe më të dobët është shumë i vogël në sistemin finlandez.

Sistemi finlandez i shkollimit i vlerëson të gjithë nxënësit të barabartë pa marrë parasysh inteligjencën e tyre.

- Advertisement -

Sipas një studimi të kryer nga zyra finlandeze për vlerësimin e kualitetit të shkollimit, del se mësuesit finlandezë kanë meritën kryesore për dallimin e vogël në mes nxënësit më të mirë dhe më të dobët në klasat finlandeze.

Ky sistem i shkollimit i cili po merret si model në shumë vende të botës është duke u përshtatur në shumë vende evropiane.

Me kuadër mësuesish dhe profesorësh nga më të mirët në botë, të edukuar ekskluzivisht për mësimdhënie, qeverisë finlandeze i lehtësohet shumë puna duke ju deleguar kompetenca të mëdha vendimmarrëse për ndryshime dhe adaptime në kurrikulë mësuesve.

Kjo e bën mësuesin finlandez fleksibil dhe të përshtatshëm varësisht nga nxënësit qe ka në klasë.

Për më tepër ky sistem ka shkuar aq larg saqë vlerësimin e nxënësve në lëndën e matematikës e bën edhe pa teste apo detyra, mirëpo me aktivitete në ambient të hapur të cilat janë atraktive dhe shumë relaksuese për nxënësin.

Përpos kuadrove të forta, disa nga arsyet pse sistemi finlandez i shkollimit qëndron më i forti në botë janë:

- Advertisement -rrrrrrr

Nxënësit finlandez fillojnë shkollën në moshën 7 vjeçare.

Krahasuar me sistemet e tjera, nxënësit në sistemin finlandez rrallë i nënshtrohen provimeve apo testeve deri sa arrijnë moshën e adoleshencës.

Të gjithë nxënësit, pavarësisht inteligjencës ndjekin mësimet në të njëjtën klasë.

Përparimi i Finlandës falë sistemit të edukimit është evident sipas raportit të auditimit të World Democracy, që e radhit Finlandën në vendin e dytë më së paku të korruptuar në botë, që do të thotë se të hollat e taksave të qytetarëve shpenzohen në mënyrë korrekte në shërbim të një shoqërie me standard kryesisht të barabartë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...