E diel, 24 Nëntor, 2024

A e dinë prindërit se ç’po ndodh me fëmijët e tyre?

- Advertisement1-

“Të pakët janë ata, mund të them që janë “specie” në zhdukje.”

Shkruan Sibora Huda

- Advertisement -

Shumë prindër i çojnë fëmijët në shkollë me para nëpër duar, nuk ka asgjë të gabuar me këtë, jo, por e gabuar është shuma të cilën prindërit japin. Për çfarë mund ti shfrytëzojë një çunak i klasës së VI-të 1000 lekë? Mund ti justifikojmë të paktën 200 lekë, sepse për pesë-gjashtë orë mësimi, patjetër që do të hyjnë në punë, qoftë për të marr diçka për të ngrënë ose diçka për të pirë.

Hajde se po e justifikojmë dhe një 200 lekësh tjetër për maskën, por absolutisht jo një kartmonedhë 1000 lekëshe. Nxënësit e shkollës, në përgjithësi nuk kanë kurrëfarë mbikqyrjeje, si nga ana e mesuesëve por sadopak dhe nga ana e prindit. Shumë prindër mendojnë se nëse i japin fëmijëve disa para, çdo problem i tyre do të zgjidhet dhe në njëfarë mënyre është i lehtësuar nga detyrimi. Mbase disa po, por kur një prind nuk e di se në çfarë ore fëmija i tij mbaron mësimin, kur del, a shkon direkt e në shtëpi, me kë rri, ku rri, atëherë fëmija nuk ka kurrfarë kontrolli.

Këta prindër, mund t’a them me plot gojën se nuk e dinë se ku rri djali apo vajza e tyre. Nuk e dinë se çfarë bën fëmija e tyre. Mos është futur në ndonjë skutë, në ndonjë cep, kush e di se çfarë po bën, po tymos? po qan? THJESHT nuk e dinë.

Mendoj se e di dhe j’ua them unë se ç’dinë; ti shikojnë në shtëpi një a dy orë nga dita e tyre, ta dinë që shkojnë në shkollë, ta ushqejnë dhe ta veshin. Keto janë nevoja bazike, por do habiteni nëse do dinit se sa nga këta fëmijë kanë nevojë për psikolog!!! Sa fëmijë për shkak të kësaj marrëdhënie të heshtur me veten, me familjen dhe çdo gjë që i rrethojnë, vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Shpeherë, janë vetë prindërit zakonisht që mendojnë se është turp dhe që i vetmi merak që kanë është se çfarë mendojnë të tjerët. Por duhet të pyesin veten: Mos vallë ka më shumë rëndësi fëmija i tyre apo opinioni i publikut?!

Por, nëse do dëgjoheshin fëmijët nga prindërit e tyre, nëse do i merrnim mendim më shpesh dhe nëse do e bënin fëmijën të ndjente siguri në vete, a nuk do dilnin dhe prindërit dhe fëmija të fituar? Flas vetë si pjesë e kësaj shoqërie/pjesë e një shkolle/pjesë e një familje. Nuk kam parë ndonjëherë një shok ose shoqen time, të cilët e kanë mbështetjen e prindërve të tyre dhe që abuzojnë me lirinë e tyre, ta hedhin poshtë atë që i kanë dhënë prindërit e tyre. Janë gjithmonë ata të cilët janë rritur pak më mirë ekonomikisht, që kanë pasur më shumë mundësi, ata të cilët janë pak më të lëkundur. Më kanë thënë shpesh se si nuk kanë pasur ndonjëherë mundësinë të flasin me prindërit e tyre, se si nuk i kanë treguar gjë. Dhe me të vërtetë në këtë mendje që unë kam, më copëton pak nga pak fakti që ka njerëz që dashurinë prindërore nuk e kanë prekur asnjëherë, ndoshta pak, shumë pak.

Tani të gjithëve po na lind një pyetje: Pse Bora po flet për këtë temë? Sepse, unë e prek çdo ditë, e shoh në të katërta anët, flas, kam folur dhe i njoh mirë këto “skuta të errëta”. Di dhe vendet ku pihet cigarja, para dhe mbas shkolle, cepat e shkollës ku asnjë mësues nuk i sheh djemtë apo vajzat që tymosin fshehurazi.

- Advertisement -rrrrrrr

I di shumë mirë dhe mbështetjet që secili prej tyre ka, se si, epo deri në një farë kufiri, dhe se si mendojnë. Vërtetë kanë kaluar shumë me familjet e tyre, ndoshta jo financiarisht, por e di shumë mirë se ata nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë mamin apo babin ti thone: “Ke nevojë të flasim ?” apo “Më thuaj nëse diçka atë shqetëson”… . Ata nuk e kanë pasur ndonjëherë këtë, gjë e cila për mua e jam e sigurtë për të gjithë fëmijët është e nevojshme. Mamaja e di se vajza e saj lëshon shtëllunga tymi, madje i jep dhe para që të blejë paketa, i jep dhe cigare nga paketa e vetë.

Shembull prindri 1: Nëna e saj e do të bijën, më shumë se çdo gjë, por, ajo ka hequr dorë se e ndjen veten të lodhur. Jane dhe disa nëna kësisoj, që nuk munden më të veprojnë dhe thjeshtë e lenë fëmijën e tyre të lirë. E kush nuk do ta donte një nënë të tillë, deri darkës vonë të të lë të lirë? Sa herë e kam menduar këtë gjë, kam hedhur disa mendime të kota, ndoshta, ku i dihet, një herë e një kohë, do të bëhen më të plota.

Do të doja më shumë mamin tim, e cila e ngrinte zërin dhe më bërtiste, deri sa të gjithë komshinjtë ta degjonin, sesa mami im të ecë me kokën ulur. Më mirë të mos dal ca herë me shoqërinë, se sa nesër pasnesër, të më përbuzë kjo shoqëri.

Shembull prindri 2: e bija pak më e vogël në moshë se mua, del pa destinacion, pa fashë orari, dhe të ëmën që as e telefonon. Nuk ka vetëm vajza faj këtu, po nëna, që dhe me pak vështirësi, mund ta telefononte një herë të bijën

Dhe…

Pastaj me keni mua, unë që po shkruaj, kam bërë gabime pa kufi. Në më shikoni ndonjëherë pas orës shtatë vërdallë, mamit tim bëjani një telefonatë, se me ta marrë vesh, vjen e me gjen sado larg të jem. As telefonit nuk me lejohet t’ia ul baterinë, se nuk kam me çfarë merrem vesh me të. Deri para ca kohësh më pëlqente dhe mua të sillesha nëpër cepat e shkollës ku tymi shkonte me furi se me dukej vetja e modës po të rrija me “cool-erat” e shkollës, por mami e mori vesh dhe… NEJSE çfarë më ndodhi më pas, kjo le të mbetet histori.

Më sipër, përmenda telefonin, pjesë e pandarë e jetës tonë, këtu përfshij dhe timen. Në njëfarë mënyre apo në një tjetër ne kemi krijuar varësi nga telefoni. Janë të pakët moshatarët e mi që nuk kanë telefon, mund ti njoh dy apo tre, por në shkollën tonë këto të fundit do të quheshin si një nivel inferior i shoqërisë.

Në telefon mund të bësh çdo gjë që nuk e ke aftësinë ta besh në jetën reale.Do të flasësh me dikë, shkruaji një mesazh, se po ta takosh përballe do ta humbësh fillin e fjalisë. Do të marrësh ca like, ca vieës, merr një foto në pinterest, mbuloje fytyrën dhe asnjë nuk do ta kuptojë që ajo aty në fakt nuk je ti. Ke parë shoqen tënde në një vend të bukur, futu në google se po të njejtën foto që ajo kishte nxjerre aty do ta gjesh. E do trupin perfekt, përdor pak photoshop, fundja kush do ta kuptojë, djemtë që janë të etur për të parë pak trup vajzash në telefon, duke e ditur shumë mirë se në jetën reale s’do t’ia hidhte askush sytë, apo vajzat që do ta ëndërronin trupin që ti ke modifikuar shpejt e shpejt. Çdo rrjet social është një realitet i krijuar nga vete ne, mbase në jetë reale s’mund të lidhim dot dy fjalë, por në DM bëhemi Shakespeare.

Mbase në jetë reale se kemi parë asnjëherë se ç’ndodh brenda një palestre, por në foto kemi trupin perfekt. Mbase me story mund ta kemi shëtitur çdo shtet, të shtrirë nga divani duke ngrënë pak kek. Këto janë gjërat “e normalizuara” të shoqërisë tonë, me këto gjera po rritem çdo ditë dhe e di tashmë mirë, çdo fillim ashtu dhe çdo përfundim dhe dua gjithashtu, çdokujt që kërkon ndihmë të bisedojë me dikë, se nuk është turp të flasesh.

Sigurisht, që në gjithë këtë shtjellim qëllimi im s’ka qenë të nxjerr kush ka faj, kush janë zgjidhjet, por për të “bërtitur” një të vërtetë që nuk duhet normalizuar dhe për tu dhënë një mesazh gjithë bashkëmoshatarëve: Ti shoku/shoqja ime që ndoshta nuk njihemi fizikisht, të lutem thuaja prindërve atë që po mendon, atë që po të ndodh, se ju siguroj që prindërit e çdokujt prej nesh futen dhe në flakë për të të shpëtuar e nuk digjen.

BËJENI PËRPARA SE TË JETË SHUMË VONË!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...