E hënë, 23 Dhjetor, 2024

A duhet të paguhen mësimdhënësit grevist: Ja çka thotë Ligji për Greva

- Advertisement1-

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët.

Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

- Advertisement -

Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, tha Kryeziu.

Por, çka thotë Ligji për Greva?

Neni 18 i Ligjit për Greva me 3 paragrafë rregullon ligjshmërinë e grevës:

Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës, Ndërprerja ose largimi nga marëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme është i kundërligjshëm, paragrafi i dytë nuk zbatohet kur i punësuari gjatë grevës kryen një akt që bie ndesh me ligjin. Paragrafi 1, ku flet për pezullimin e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës, është i dedikuar për punëtorin që futet në grevë. Pra, grevisti, i pezullon detyrimet që i rrjedhin nga kontrata që është edhe kuptimi i grevës.

- Advertisement -rrrrrrr

Tutje në ndryshim/plotësimin e ligjit është shtuar edhe një pjesë ku flet për “të drejtën në pagesë” duke e ndërlidhur me pushimin e detyrimeve nga kontrata e punës.

Theksojmë se me vendim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura t‰ Kosovës, nga data 25 gusht kanë hyrë në grevë mësimdhënësit dhe punëtorët e administratave shtetërore.

Pas plotë pesë javësh ani pse pa arritur një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, u mor vendim që të ndërpritet greva.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva

Ka vdekur mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva. Si mësimdhënës dhe drejtor shkolle, ai dha një...

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...