A duhet të paguhen më shumë mësimdhënësit për zëvendësimin e orëve të shtunën?

- Advertisement -

E shtuna do të jetë ditë e rregullt mësimi për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën, për të zëvendësuar orët e humbura nga greva pesë javëshe në arsim.

- paragrafi 1 -

Kjo pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, edhe pse Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po e kundërshtojnë një vendim të tillë.

- Advertisement -

Megjithatë, procesi mësimor është realizuar pjesshëm këtë të shtunë, sipas kalendarit të përcaktuar nga MAShT-i.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ditë më parë ka thënë se mësimdhënësit të cilët nuk janë prezent në shkolla në ditët e zëvendësimit të orëve mësimore, do t’iu ndalohet paga.

Këtë vendim të ministres, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, po e vlerëson si të ngutshëm.

- Advertisement -

Ajo ka dalë me një kërkesë që ditët jashtë orarit të punës duhet t’iu paguhen ekstra mësimdhënësve.

“Vendimi për pagat e mësimdhënësve është vendim i ngutshëm i ministres sepse mësimdhënësit janë duke punuar ashtu si është e paraparë me ligjin e punës, janë pesë ditë pune kurse dita e shtune dhe e diele janë pushim, e nëse mësimdhënësit punojnë në ditën e shtune atëherë duhet që të bëhet një pagesë prej 150% të asaj dite”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë duhet cekur se mësimdhënësit ditën e shtunë po punojnë për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës së shtatorit, për të cilin muaj janë paguar.