E shtunë, 22 Shkurt, 2025

A duhet të ndalojmë telefonat në shkolla? Ja çfarë thotë hulumtimi i fundit i realizuar në SHBA

- Advertisement1-

Në debatet e vazhdueshme për adoleshentët dhe fëmijët që përdorin celularët në shkollë – dhe efektet e mediave sociale tek të rinjtë – ka të paktën një gjë për të cilën shumica e të rriturve duket se janë dakord: ndalimi i telefonave në shkollë.

Sipas mediave të huaja, qendra Kërkimore Pew sapo ka publikuar një raport mbi sondazhin e fundit, në të cilin 68% e të rriturve të anketuar thanë se nxënësit e shkollave nuk duhet të lejohen të përdorin telefonat e tyre gjatë mësimit.

- Advertisement -

Shumica menduan se fëmijët duhet të kenë qasje gjatë drekës dhe mes orëve – dhe 36% menduan se telefonat duhet të jenë të “mbyllur” gjatë gjithë ditës.

Hulumtimi vjen në kohën kur një numër në rritje shkollash në të gjithë vendin po ndalojnë telefonat.

Mësuesit janë në masë dërrmuese në favor të këtyre ndalimeve të celularëve – 90% e anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Arsimit mbështetën politikat që ndalonin telefonat gjatë kohës së mësimit.

Por nxënësit, siç mund ta imagjinoni, nuk janë gjithmonë aq të interesuar për diçka të tillë – edhe pse disa kanë thënë se kanë mësuar të pëlqejnë ndalimet e celularëve. /Telegrafi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....