E enjte, 10 Tetor, 2024

A duhet të lejohen apo të dënohen mësimdhënësit që mbajnë kurse private?

- Advertisement1-

Jo në pak raste prindërit janë ankuar se mësimdhënës të caktuar detyrojnë fëmijët e tyre të shkojnë në kurse private, çka ka ngjallur reagime të shumta.

Së fundmi janë publikuar disa raste të tilla.

- Advertisement -

Ditë më parë Komuna e Prishtinës dënoi një mësimdhënës të matematikës që kishte detyruar të mbante kurse private me nxënësit e tij, kjo pas reagimit të prindërve.

Ndërsa mësuesi premtoi se më nuk do të mbajë kurse private.

Probleme të tilla janë paraqitur edhe në Komunën e Mitrovicës.

Ish drejtori i arsmit në Komunën e Mitrovicës, Skender Avdiu me datën 26.05.2021, kishte nxjerr një urdhëresë për mësimdhënësit që mbajnë kurse private.

Me anë të kësaj urdhërese, ish drejtori Avdiu u kishte ndaluar të gjithë mësimdhënësve që janë të punësuar në sektorin publik të mbajnë kurse private, ndërsa kjo ishte mirëpritur nga të gjithë sepse po bëhesh dallime mes nxënësve të pasur dhe atyre të varfër, shkruan Jepi zë.

Mbajtja e kurseve private nga mësueset e punësuara në shkollat publike konsiderohej si shkelje e rëndë e detyrave të punës të parapara me legjislacion.

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo urdhëresë që mban nr.protokolit 07-610/01-0038967/21 mbetet ende në fuqi, pasi nuk ka një vendim tjetër nga drejtoria arsimit, që e shfuqizon të vjetrin.

Së fundmi në Mitrovicë janë hapur shumë kurse private dhe “qëndrime ditore” për nxënësit dhe fëmijët për mësime shtesë, ndërsa shumica nga këto janë të udhëhequra nga mësueset e sektorit publik.

Vetë drejtoresha Drita Kadriu, nuk ka reaguar fare, duke i lejuar që mësimdhënëset të organizojnë mësime shtesë, madje me çmime shumë të larta.

Ky veprim i disa mësueseve po konsiderohet si jo profesional, pasi çdo mësimdhënës që dëshiron të mbajë mësim shtesë mund ta bëjë edhe në shkollat publike ku japin mësim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...