E martë, 26 Nëntor, 2024

A duhet të kompensohen me pagë shtesë mësimdhënësit për mësimin që po mbajnë të shtunën?

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBAShK), ka kërkuar kompensim shtesë nëse kërkohet që të mbahet mësimi gjatë vikendit. Kjo kërkesë e SBAShK-ut, po konsiderohet si e drejtë nga njohësit e ligjeve në Kosovë.

Në kontratat kolektive të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Arsimit, thuhet se mbajtja e mësimit gjatë vikendit dhe festave zyrtare, duhet të paguhet së paku 50 për qind të mëditjes.

- Advertisement -

E pikërisht për këtë, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj duke cituar kontratën kolektive, ka thënë se kjo zëvendësimi papagesë mund të bëhet me marrëveshjen ndërmjet palëve.

“Po t’u themi të drejtën, shkelja e parë që e ka bërë MAShTI është vetë kontrata kolektive, ngase neni 34. 8 e precizon se orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen por kjo gjë mund të ndryshojë nëse dyja palët ulen dhe bëjnë marrëveshje të veçantë. Fatkeqësisht as me SBAShK-un, MAShTI nuk ka bërë asgjë me Këshillin e Prindërve sepse janë reaguesit më të mëdhenj kundër mbajtjes së mësimit të shtunave por edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka pasur vërejtje të njëjta”, u shpreh Jasharaj.

“Sa i takon SBAShK-ut, ne nuk mund ta ndryshojmë qëndrimin tonë, sepse këtë na obligon kontrata por e kemi parë që të shtunën e kaluar ka pasur shkolla që kanë insistuar që të punojnë dhe na mbetët ta respektojmë vullnetin e punëtorëve të arsimit, edhe pse ua kemi bërë me dije që kontrata nuk i obligon”, ka thënë tutje Jasharaj.

Kryesindikalisti i arsimit e konsideron obligative që të paguhen punëtorët e arsimit nëse vendosin që të mbajnë mësim gjatë vikendit.

Ai thotë se nëse kërkohet nga mësimdhënësit që për këtë çështje t’i drejtohen gjyqësorit, do ta bëjnë një gjë të tillë, teksa shprehet i bindur se do ta fitojnë rastin.

Avokati Yll Zekaj, ka thënë se ligji i punës nuk i obligon mësimdhënësit të mbajnë mësim nëse nuk u paguhet sipas kontratës.

- Advertisement -rrrrrrr

Zekaj ka thënë se mbajtja e mësimit gjatë vikendit, kompensohet me 50 për qind mbi mëditjen.

“Ligji i punës i parasheh edhe punën gjatë festave dhe gjatë fundjavës për të gjithë të punësuarit, edhe në këtë rast për punëtorët e arsimit. Çdo punë gjatë fundjavës apo festës, kompensohet me pagesë shtesë dhe kjo është 50 për qind mbi pagën bazë pra sa ekziston mëditja, nëse punon gjatë vikendit apo gjatë festave zyrtare, atëherë duhet të kompensohet me 50 për qind shtesë nga ajo që parashihet në mëditjen e tyre si pagë bazë”, u shpreh Zeka.

Zeka është shprehur i bindur se Qeveria nuk mund t’i obligojë mësimdhënësit që t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës. E vetmja arsye sipas tij mund të bëhet vetëm me marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës.

“Ligji i punës gjithashtu parasheh kontratën dhe kontratën kolektive, në këtë rast punëtorët e arsimit kanë nënshkruar një kontratë kolektive me shtetin e cila parasheh edhe kriteret e zëvendësimit të orëve gjatë grevës, dhe kontrata kolektive e cila është ligj për palët e parasheh që zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës, mund të bëhet vetëm me marrëveshje ndërmjet partnerëve social, në këtë rast i bie se vetëm nëse ka marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës mund të bëhet zëvendësimi pa pagesë i orëve të humbura gjatë grevës, në të kundërtën Qeveria obligohet që të paguajë orë shtesë nëse dëshiron që t’i angazhojë apo t’i obligojë mësimdhënësit që të punojnë gjatë ditëve të shtuna”, ka thënë Zeka.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...

Poezi nga Teutë Bajraktari Cakaj: Në dheun e tokës sime

Në dheun e tokës sime Nëpër gurë të djegur, nëpër dhe të shkrumbuar Këmbët tona të...