A duhet të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve?

- Advertisement -

Organizata Teach For Kosovo ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i përgjithshëm i mësimdhënësve e që numri i tyre në përgjithësi në Kosovë, është 22 mijë mësimdhënës por se vetëm 400 prej tyre janë vlerësuar për performancën e tyre, derisa është theksuar të shqyrtohen edhe licensat që janë dhënë.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci ka thënë se inspektorati i arsimit e ka të pamundur ta bën një vlerësimin e mësimdhënësve në të gjitha komunat. Sipas tij, drejtorët e shkollave brenda tyre duhet të bëjnë vlerësimin e mësimdhënësve të tyre.

- Advertisement -

Ndërsa Rrahman Jasharaj ka deklaruar disa herë se nuk do të lejohet të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve.

Pyetja që shtrohet është: a duhet të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve?

Një gjë dihet botërisht: Ka mësimdhënës që kanë kryer Fakultetin me shumë meritë dhe nuk ka arsye të testohet më, dhe ka të tillë që përmes politikës janë punësuar në arsim.

- Advertisement -

Kjo temë do të mbetet aktuale derisa të punësohen mësimdhënësit me meritokraci.