A duhet të bëhet vlerësim psikologjik për mësuesit edhe në Kosovë?

- Advertisement -

Të gjithë mësuesit, edukatorët dhe të gjithë ata që punojnë në arsim, para se të fillojnë punën do të duhet të provojnë se janë të aftë psikologjikisht për ta kryer atë.

- paragrafi 1 -

Me urdhër të ministres Evis Kushi, një komision i posaçëm do të bëjë atë që quhet vlerësimi psikosocial i punonjësve arsimorë që vendin e punës e kanë fituar përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’.

- Advertisement -

Vlerësimi do të bëhet në fund të 3-mujorit të parë të punësimit dhe nëse ata e kalojnë testin, shkolla, kopshti apo çerdhja, u lidh kontratën e punës. Nëse jo, ka të drejtë ta ankimojë vendimin e komisionit.

Vlerësimin psikologjik duhet ta kalojnë dhe ata mësues e edukatorë që mund të kenë vite në mësimdhënie, por për të cilët ka ankesa. Brenda 15 ditëve duhet të kalojnë provën në komision e në rast se dështojnë shkolla merr masa administrative, ku përfshihet dhe largimi nga puna.

Pyetja shtrohet se a duhet të ndodh një gjë e tillë e dhe në Kosovë?

- Advertisement -

Nuk ka pas ndonjë deklarim nga Ministria e Arsimit lidhur me një çështje të tillë.

Mbetet të shihet si do të veprohet.