Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, kohë më parë kishte bërë vizita të paparalajmëruar në shkolla për të pagë nga afër sa po respektohet orari i punës nga drejtorët dhe mësimdhënësit.
Ajo gjatë vizitave që kishte bërë në shkolla kishte identifikuar mungesa në orarin e punës nga ana e 6 drejtorëve të shkollave dhe 46 mësimdhënësve dhe ndaj të njëjtëve është marrë masa e heqjes së meditjeve.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”.