E premte, 22 Nëntor, 2024

A duhet që një grua shtatzënë të shkojë tek dentisti? Stomatologia tregon përgjigjen

- Advertisement1-

E ftuar në emisionin “Shije shtëpie” në Tv Klan, ka qenë stomatologia Arisa Bidaj e cila foli për gratë shtatzëna, nëse duhet të shkojnë tek një dentist kur kanë probleme me dhëmbët dhe çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë apo të mos konsumojnë që ndikojnë në shëndetin e fëmijës dhe dhëmbëve.

Ajo ka hedhur poshtë dhe një mit që prej shumë kohësh qarkullon, ku thuhet se një grua shtatzënë nuk duhet të shkoje tek dentisti. Sipas stomatologes, gjatë shtatzënisë gruaja është e prirur të ketë probleme me dhëmbët e për këtë arsye është e këshillueshme që të vizitojnë një dentist në tre mujorin e dytë dhe në fillim të tremujorit të tretë për të bërë mbushje apo diçka tjetër.

- Advertisement -

Katerina Trungu: A duhet të shkojë tek dentisti një grua shtatzënë dhe a ka ndonjë problem për fetusin?

Arisa Bidaj: Jo, gratë shtatzëna duhet të shkojnë tek dentisti dhe këshillohet gjatë semestrit të dytë dhe në fillim të tre mujorit të tretë të shtatzënisë sepse gjatë asaj kohe kemi më shumë ndryshime hormonale dhe më shumë shqetësime.

Ajo që duhet të bëhët është një pastrim i rregullt tek stomatologu sepse për shkak të ndryshimit hormonal progesteronit ose të estrogjenit kemi një acarim të mishtrave të dhëmbëve dhe një gjakosje të tyre.

Gjithashtu nëse është e nevojshme mund të kryhet gjatë tre mujorit të dytë ndërhyrje dentare siç janë mbushjet nëse sepse kemi një lloj anestezie pa adrenalinë e cila nuk e dëmton femrën shtatzënë.

Katerina Trungu: Po sa i përket zbardhjes?

Arisa Bidaj: Normalisht në shtatzëni nuk e sugjeroj shumë zbardhjen, jo se ndodh diçka se veprimi është lokal, nuk shkon në gjak, por duke qenë peroksid hidrogjeni, është mirë të mos kemi kimikate të aplikuara tek një femër shtatzënë. Një gjë tjetër që doja t’ju thoja, mirë është të shmanget, por nëse është urgjente mund ta bëjmë.

- Advertisement -rrrrrrr

Janë grafitë dentare sepse në studiot e grafive dentare vendosin një veshje plumbi dhe mund të mbrohet fetusi, në qoftë se duhet bërë patjetër grafia. E mira është që kimikatet apo grafitë të shmangen, por në rast se është urgjente mund ta bëjnë një grafi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...