E diel, 23 Shkurt, 2025

A do të rritet koeficienti i pagave në 130 € para zgjedhjeve? Këto janë matematikat e Qeverisë “Kurti”

- Advertisement1-

Jozyrtarisht thuhet se në Ministrinë e Financave i kanë bërë të gjitha kalkulimet që koeficienti i pagave në sektorin publik të ngrihet nga 110 në 130 €. Madje thuhet se kjo ngritje do të ndodhë në gjysmën e dytë të këtij viti, me shumë gjasë nga muaji korrik 2024.

Burimet e “FrontOnline” bëjnë të ditur se Qeveria “Kurti” së shpejti do ta kumtojë lajmin për ngritjen e pagave dhe pensioneve, pas pakënaqësive të shumta në lidhje me Ligjin e Pagave, ku shumë punëtorë shtetërorë u ankuan se të ardhurat e tyre u janë zvogëluar, në vend se të rriteshin me Ligj. Ndërsa në vitin 2024, kur inflacioni ka arritur majat, pensionet e moshës në Kosovë nuk e tejkalojnë vlerën e përgjithshme prej 100 €.

- Advertisement -

Nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi Ligji i ri i Pagave, ku vlera e një koeficienti ishte caktuar 105 €, ndërsa nga janari i këtij viti i njëjti është rritur në 110 €. Me gjithë rritjen për 5 € të vlerës së një koeficienti, pakënaqësitë me pagat kanë mbetur. Prandaj, janë bërë parapërgatitjet që me rishikimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2024, të ndodhë edhe rritja e pagave dhe pensioneve, që koinçidon në prag të zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen gjatë vjeshtës, apo dimrit të ardhshëm.

Partitë opozitare në Kosovë e kanë kritikuar Qeverinë Kurti për zvogëlim të pagave me Ligj të ri, madje kanë thënë se vlera e një koeficienti duhet të jetë 150 €, mirëpo, siç thonë atam nëse rritja ndodhë në gjysmën e dytë të vitit, po ndodhë për shkak të zgjedhjeve.

Shala i PDK: Rritja e pagave veç për vota

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Qeveria “Kurti” edhe kësaj radhe pa pikë transparencë do ta marr vendimin për rritjen e pagave.

Sipas tij, ky ndryshim tek pagat do të jetë për nevoja elektorale të VV-së.

Flitet që Qeveria është duke e analizuar ngritjen e koeficientit, edhe mund ta bëjë një gjë të tillë siç e ka bërë edhe në të kaluarën pa një transparencë pa debat e analizë të rrethanave ekonomike për përfituesit të koeficientit, nëse ndodh vetëm me vendim pa i parë rrethanat është vendim politik për nevoja elektorale”, shprehet Shala.

- Advertisement -rrrrrrr

Shala thotë se ngritja e koeficientit nuk do të mjaftojë pasi sipas tij, do jetë minimale.

“Qytetarët meritojnë ngritjen e pagës me një transparencë analizë e meritë duke analizuar. Qeveria mund të bëjë ngritje minimale por jo të mjaftueshme”, u shpreh Shala për Front Online.

Rukiqi i LDK-së: Rritja e pagave në prag të zgjedhjeve, blerje e votave me paratë e taksapaguesve

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, tanimë anëtar i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka vlerësuar se nëse ngritët vlera e koeficientit në fund të mandatit të Qeverisë “Kurti”, është vendim për blerjen e votave me paratë e taksapaguesve.

Rukiqi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se s’ka punuar asgjë për mirëqenien e qytetarëve.

“Çdo gjë që lidhet me rritjen e pagave bëhet me rishikim të buxhetit është një procedurë që duhet të kalojë. Këto vendime janë politike dhe të blihen votat me paratë e taksapaguesve. Qeveria s’ka punuar asgjë veç ka ndikuar në përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve, vendim i pamatur dhe i vonshëm e për qëllime elektorale”, tha Rukiqi.

Shkrimi i plotë KËTU

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...