A do të propozohet Avni Zogiani për ministër të Arsimit?

- Advertisement5 -

Gjatë ngërçit politik vitin e kaluar, pas konstituimit të Kuvendit, mandatarët për formimin e qeverisë, së pari Albin Kurti e më pas Glauk Konjufca, kishin prezantuar edhe emrat për kabinetin qeveritar, por që nuk arritën të krijojnë ekzekutivin e ri.

- paragrafi 1 -

Sigurisht në mesin e emrave ishte edhe ai për pozitën e ministrit të Arsimit.

- Advertisement -

As Kurti dhe As Konjufca, si mandatar për formimin e qeverisë nuk e kishin përzgjedhur emrin e Arbërie Nagavcit për një mandat të dytë si ministre të Arsimit, shkruan AlbanianEducation.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti kur kishte prezantuar kabinetin qeveritar që mbeti në tentativë kishte propozuar për minisitër të Arsimit, Avni Zogianin.

Edhe Glauk Konjufca në muajin nëntor si mandatar për formimin e Qeverisë, që poashtu mbeti në tenativë kishte propozuar për ministër të Arsimit, Avni Zogianin.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 28 Dhjetorit ka fituar mbi 50% të votave edhe pse ende nuk janë shpall rezultatet përfundimtare, por këtë herë nuk do ta ketë problem formimin e ekzekutivit të ri.

Mbetet të shihet nëse Kurti që pritet të jetë mandatar për formimin e Qeverisë, pasi ka qenë kandidat për kryeministër, kur të prezantoj kabinetit qeveritar, do ta propozoj sërish Avni Zogianin për ministër të Arsimit, apo do të vazhdojë me Arbërie Nagavcin, apo ndonjë emër tjetër.

Aktualisht ministre në detyrë e Arsimit, vazhdon të jetë Arbërie Nagavci. /AlbanianEducation.net/.