Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media.
Sipas njoftimit dërguar mediave, konferenca do të mbahet në orën 14:00, në Sallën “1 Tetori”.
“Ju informojmë se BSPK sot, e shtunë, më 1 tetor 2022 në orën 14:00 në Qendrën e Studentëve Salla “1 Tetori” mban Konferencën e jashtëzakonshme për medie”, thuhet në njoftim.
Në këtë konferencë do të mësohet përfundimisht nëse do të pezullohet greva apo jo.
Ndryshe, SBAShK-u përmes një postimi në Facebok ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.
Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet tutje.