E diel, 6 Tetor, 2024

A do të nis mësimi të hënën më 27 shtator – vjen lajmi i fundit nga Ministria e Arsimit

- Advertisement1-

Kanë kaluar tri jave kur është dashur të niste fillimi i vitit të ri shkollor, por gjendja me pandeminë COVID-19 ka bërë që të shtyhet nisja e mësimit.


Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Popovci ka thënë se po presin që Qeveria nesër ose më së largu pasnesër të merr vendim për nisjen e mësimit me prezencë fizike.

- Advertisement -

“Ne presim që nesër të merret vendimi ose më së largu të premten paradite dhe që ai vendim të jetë për fillimin e mësimit të hënën më 27 shtator. Presim që vendimi i qeverisë të jetë për me fillu dhe se vendimi i qeverisë merret në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, ka thënë Popovci për “Indeksonline”.

Ai ka thënë se vendimi pritet që të jetë që mësimi të nis me prezencë fizike, por me masa mbrojtëse, siç janë distanca dhe numri i kufizuar i nxënësve.

Në anën tjetër, edhe SBASHK po insiston në fillimin e vitit të ri shkollor.

Poashtu është thënë se orët e humbura të mësimit gjatë kësaj kohe do të gjendet forma se si të kompensohen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK: Në Ditën Botërore të Mësuesit nuk gjetëm arsye për festë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në...

E keni ditur? Zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori

7 marsi në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare festohet si Dita e Mësuesit, por...

Nxënësit nga Drenasit, shkëlqejnë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze

Tre nxënësit e shkollave të Komunës së Drenasit, në një garë ndërkombëtare të gjuhës...

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Në vitin 2022, 6.5 për qind e nxënësve të shkollave fillore në BE mësonin...