E diel, 24 Nëntor, 2024

A do të nis mësimi të hënën? Flet zëvendësministri Dukagjin Pupovci

- Advertisement1-

Javën e ardhshme mund të fillojë procesi mësimor në tërë vendin, pas më shumë se një muaji të grevës së përgjithshme të mësimdhënësve.

Në fakt, në mungesë të një marrëveshje me Qeverinë, SBASHK-u ka vendosur ta pyesë anëtarësinë e saj nëse është pro ndërprerjes së grevës dhe fillimit të mësimit më 3 tetor. SBASHK-u ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së mësimit deri në janar, me qëllim që t’i japë kohë Qeverisë për reflektim në përmbushjen e kushteve të sindikalistëve.

- Advertisement -

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se beson fuqishëm se anëtarësia e SBASHK-ut do ta dëgjojë zërin e udhëheqjes së saj dhe do t’i rikthehet punës në shkolla.

“Mendoj se ky ësht një vlerësim pozitiv që flet se ka pasur reflektim brenda sindikatës dhe fuqimisht besoj se edhe anëtarësia do ta dëgjoj këtë zë që ka ardhur nga udhëheqja e Sindikatës dhe do ta mbështesë propozimin e saj për ndërprerjen e kësaj greve. Kjo do të mundësonte që të gjitha kërkesat t’i diskutojmë në mënyrë të qetë dhe pa i futur në mes nxënësit”, ka theksuar Pupovci në RTK.

SBASHK-u ka kërkuar që deri në janar Qeveria të mbështetes shtesën e pagës deri në zbatimin e Ligjit për Pagat dhe sipas rritjes ekonomike, përfshirë shkallën e inflacionit, pastaj plotësim ndryshimin e Ligjit Nr. 04/L 131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për ta hequr kriterin e 15 viteve kontributdhënëse si dhe plotësim ndryshimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.

“Nuk kam dyshim se tek deputetët dhe tek Qeveria ekziston disponimi për t’i ndryshuar këto ligje, që të përmbushen jo vetëm kërkesat e sindikatës por edhe kërkesat e arsyeshme të të gjithë punonjësve. Sa i përket kërkesës së parë Qeveria e ka aprovuar një pako e cila vlen deri në fund të këtij viti dhe me siguri se gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2023 do të mendohet si të tejkalohet kjo situatë edhe në vitin 2023 sepse inflacioni nuk do të përfundojë në dhjetorin e këtij viti. Se a do të mund të përmbushet kjo kërkesë, rritja ekonomike plus inflacioni, është diçka që duhet të kalkulohet sepse po flasim për shifra relativisht të mëdha. Inflacioni na doli diku rreth 19 përqind sipas Bankës Botërore dhe rreth 14 përqind sipas Agjencisë sonë të statistikave”, ka shtuar Pupovci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...