A do të ndahen 100 euro për fundvit për fëmijët?

- Advertisement5 -

Më 6 nëntor të këtij viti është bërë pagesa e parë për studentët.

- paragrafi 1 -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se përfituan gjithsej 49,623 studentë të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.

- Advertisement -

Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

A do të ndahen edhe për fëmijët?

Por pasi studentët u mbështeten me 100 euro, shtrohet pyetja nëse do të ketë edhe këtë vit ndarje të 100 eurove për fëmijët — ashtu siç ndodhi vitin e kaluar, por deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga qeveria në detyrë, dhe për këtë çështje nuk ka folur ende Kurti.

- Advertisement -

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2024, Kryeministri Albin Kurti kishte njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjet, të cilët janë përfitues të shtesave mujore për fëmijë.

“Pra, të dashur fëmijë, të gjithë ju që jeni të moshës 0 deri në 16 vjet dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm një dhuratë e fundvitit nga shteti i juaj, por është një investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve pa dallim,” kishte deklaruar Kurti para gazetarëve më 2024.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ndahen sërish nga 100 euro për fëmijët apo jo. /AlanianEducation.net/.