E martë, 25 Shkurt, 2025

A do të ketë protesta e grevë të përgjithshme në arsim? Flaisn nga SBASHK-u

- Advertisement1-

Ende nuk ka një vendim nga SBASHK nëse do të fillojnë apo jo me grevën e përgjitshme.

Kryesia e SBASHK-ut dhe kreu i saj, Rrahman Jasharaj ka takuar kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve dhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së, duke debatuar për hapat e radhës, thuhet se është vendosur unanimisht që të respektohet detyrimi dhe obligimi nga Ligji mbi grevat që para se të shkohet në grevën e përgjithshme të aktivizohet ndërmjetësuesi ligjor për të ndërmjetësuar në nisjen e dialogut mes BSPK-së dhe Qeverisë për arritjen e marrëveshjes së pranueshme.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka takuar zëvendësministrin Dukagjin Pupovci por që nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, përveç asaj se “të dy palët janë pajtuar që ta mbajnë të informuar njëra-tjetrën për çdo angazhime situatë të krijuar”.

Po ashtu përfaqësuesit e SBASHK-ut në kuadër të delegacionit të BSPK-së sot janë takuar me 6 deputetë të Vetëvendosjes, ku janë shprehur shqetësimet dhe kërkesat për dialog.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar se do të angazhohen që të vazhdojnë takimet e dialogu me deputetët, komisionet parlamentare, por edhe me Qeverinë me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme të kërkesave brenda mundësive buxhetore.

“Urojmë që dialogu i nisur të vazhdojë dhe të arrihen marrëveshje të pranueshme”, përfundon komunikata.

Ndryshe, në protestën e 20 majit, BSPK ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë, si miratimin e Projektligjit për paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, si dhe nisjen e dialogut social. Kërkesa të ngjashme paraqitën edhe sindikatat e tjera të BSPK-së.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...