Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka aktivizuar Shtabin Emergjent pas paralajmërimit nga Instituti i Meteorologjisë së Kosovës (IMHK) se kryeqyteti dhe gjithë vendi pritet të goditen nga një ciklon i fuqishëm gjatë orëve në vijim, për cka edhe është anuluar procesi mësimor në Komunën e Prishtinës.
Drejtori i kësaj Drejtorie, Lulzim Fushtica, tha ka bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe se situata është nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga vërshimet.
Ai tha se procesi mësimor është ndërpre, ndërsa për nesër do të jepet një njoftim i veçantë pas vlerësimit të gjendjes. Ndonëse edhe sot, prindërit janë njoftuar për anulim të procesit mësimor tek pasi i kanë dërguar fëmijët në shkolla.
Fushtica tha se me marrjen e informatës nga IMHK, institucionet kanë filluar menjëherë përgatitjet.
“Me marrjen e informatës nga IMHK se qytetit por edhe gjithë Kosova do të goditet nga një ciklon i morit të ligë i cili ka godit edhe pjesët e tjera të Evropës, ne që dy ditë kemi filluar përgatitje dhe tani gjendemi në qendrën operative të qytetit ku kemi aktivizuar edhe shtabin emergjent. Jemi të përgatitur për çdo situatë që mund të godet kryeqytetin. Gjitha ekipet janë në terren, kemi raste dhe sipas informatave që kemi nga Instituti reshjet do të vazhdojnë deri pas mesnatës”, tha ai.
Ai bëri të ditur se është marrë vendim që procesi mësimor të reduktohet.
“Si pasojë e kësaj dhe shmangies së çdo rreziku dhe trafikut që e kemi të rënduar gjatë kësaj kohe, kemi vendos që procesi mësimor në orët e paradites ta ndërprejmë më herët dhe pasdite të mos mbahet mësimi dhe të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i situatës për ditët në vijim”, tha ai.
Sa i përket mbajtjes së mësimit nesër, ai paralajmëroi se vendimi do të merret në varësi të zhvillimeve.
“Varet nëse është situata e rënduar, do të dalim me një njoftim me kohë dhe do të tregojmë se a do të mbahet mësimi nesër apo jo. Sot nuk do të mbahet që ta kemi situatën në kontroll”, tha ai.
Duke folur për rastet e vërshimeve në kryeqytet, Fushtica deklaroi se ekipet po intervenojnë në disa pika kyçe.
“Rastet janë të përmbytjeve në rrugët kryesore, disa që janë në kompetenca të kryeqytetit disa nuk janë. Ekipet për pastrimin e pusetave dje e kanë bërë pastrimin, ata janë në vendin e ngjarjes, për momentin jemi duke intervenuar te stacioni i autobusëve, ku është një pikë që çdo herë është një problematikë. Jemi në disa pika në Arbëri, po ashtu jemi duke intervenuar për parandalim të një situate të tillë te kolektori në Emshir. Kemi raste edhe në shtëpi e banesa individuale, për momentin situata është në kontroll. E kemi aktivizuar shtabin emergjent”, tha ai. /Ekonomia Online