E shtunë, 27 Korrik, 2024

A do të jetë kusht vaksinimi i nxënësve në shkolla? Flet drejtoresha e Arsimit në Prishtinë

- Advertisement1-

Viti i ri shkollor do të fillojë më 27 shtator, ditën e hënë.


Kjo u vendos pas diskutimeve që patën Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit duke u këshilluar edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

- Advertisement -

E për të filluar procesi mësimor, shkollat e kryeqytetit janë të gatshme nga ana teknike.

Kështu tha për Front Online, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Dezinfektimi është bërë në shtator në gjitha shkollat në komunën e Prishtinës. Kur përfundon mësimi e bëjnë komplet dezinfektimin e objekteve shkollore edhe të çerdheve, dmth për dezinfektim është bërë në të gjitha shkollat, edhe pastrimi gjeneral, pajisja me mjete higjienike, pajisja me mjete mbrojtëse, me dezinfektues”, tha ajo për Front Online.

Edhe pse pritet të filloj viti i ri shkollor të hënën, furnizimi i nxënësve me libra nuk ka përfunduar ende.

Kjo nuk po ndodh vetëm në shkollat e Prishtinës.

“Tash jemi në fazë të përfundimit. Ministria e Arsimit me furnizim të teksteve ka filluar por nuk është kry ende komplet procesi, mirëpo besoj se deri të dielën librat e fundit do të mbërrijnë. Sot morëm informatat prej drejtorëve se është duke vazhdu procesi dhe nuk ka përfundu”, tha ajo për Front Online.

- Advertisement -rrrrrrr

Vaksinimi është bërë obligim për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të hyjnë në hapësira publike, këtu duke përfshirë edhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç.

E pavarësisht kësaj, drejtoresha Shala tha se nuk është kusht që nxënësit të hyjnë në objekt shkollor me kartele vaksinimi apo test PCR.

“Jo për nxënës nuk i kemi të dhënat sepse nuk është kërkuar nga ne që t’i kemi të dhënat dhe nuk është kusht që nxënësit të hyjnë në objekt shkollor me vaksinim. I kemi të dhënat për mësimdhënës që tani deri sot diku 93 përqind duke përfshirë këtu punëtorët teknik janë vaksinuar”, deklaroi ajo.

Testimet për Covid/Ekipet mobile do të kujdesën për nxënës e mësimdhënës

Testimi i nxënësve, mësimdhënëse e punëtorëve teknik do të bëhet nga ekipet mobile nëpër shkolla.

“Po, ne kemi kontakte vazhdimisht me IKSHPK edhe janë duke bërë përditë teste rëndomë në shkolla të ndryshme të Prishtinës. Po testimi i tyre zakonisht ka mu ba në shkolla, ekipa vjen në shkollë si në vitin e kaluar, ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike vijnë në shkolla me i testu si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit”, tha Shala për Front Online.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova ka mbi 300,000 mijë nxënës që vijojnë shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Mësimi do të fillojë të hënën në të gjitha shkollat, ku brenda klasës është paraparë që të jenë të pranishëm deri në 20 nxënës, ndërsa pjesa tjetër mësimin e zhvillojnë online.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...