E hënë, 24 Shkurt, 2025

A do të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit grevistë?

- Advertisement1-

Ajo që vazhdon të mbetet e paqartë në këtë situatë është forma e ekzekutimit të pagave për grevistët.

Drejtorët komunalë të Arsimit kanë nisur t’i shqetësojë paralajmërimi i Qeverisë se grevistët nuk do t’i marrin pagat për aq kohë sa janë në grevë.

- Advertisement -

Ndaj këtyre paralajmërimeve ka reaguar Sindikata e Arsimit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Mosekzekutimin e pagave e vlerësojnë si shkelje ligjore.

Tri ditë para se të bëhet ekzekutimi i pagave për sektorin publik, ka mbetur e paqartë nëse pagat do t’i marrin edhe grevistët.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, thotë se ndalja e mundshme e pagave për punëtorët grevistë është e paligjshme.

“Nëse nuk ekzekutohen pagat deri më 5 tetor sepse afati I fundit është kjo datë, atëherë mund të ketë edhe padi nga secili punëmarrës nga institucionet për shkak të mosekzekutimit të pagave për ata që janë në grevë sepse është e padrejtë që të mos ekzekutohen pagat nga dikush që nuk u jep punë atyre”, tha për RTK-në Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...