A do të dalin sot shtesat prej 100 eurosh për fëmijët?

- Advertisement5 -

Qeveria e Kosovës në detyrë më22 maj miratoi një paketë të re për përballje me inflacionin, të cilën e ka quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare nga 100 euro për disa kategori, ku përfshihen edhe fëmijët e studentët.

- paragrafi 1 -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim, sepse Qeveria i ka listat e përfituesve, dhe bëri të ditur që pagesat e njëhershme për familjet përfituese ti bëjnë, pra para ftesës se bajramit.

- Advertisement - M1

Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se paratë për fëmijët, do të dalin në xhirollogari qysh në fillim të kësaj jave, duke u siguruar që mjetet t’i pranojnë para festës së Bajramit.

“Po synojmë që ekzekutimin me bë para festës së Bajramit”, deklaroi Murati.

Por, dje nuk dolën paratë për fëmijët. Sot është e martë, një ditë para bajramit, dhe pritet që të dalin shtesat për fëmijët.

- Advertisement - m2

Ndërkohë për studentët dhe punëtorët e sektorit privat, Murati tha se procesi kërkon aplikim paraprak, dhe mbetet të shihet nëse aplikimi do të hapet këtë javë. /AlbanianEducation.net/.

 

Shqip | English