E premte, 20 Shtator, 2024

A do të dalin sot pagat për mësimdhënësit grevist? Flet ministri Murati

- Advertisement1-

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, është deklaruar sot lidhur me pagat e shtatorit për grevistët. Ai ka lënë të kuptohet se pagat nuk do të ekzekutohen as sot.

Ministri Murati ka thënë  se sa i përket pagave për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.

- Advertisement -

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.

SBASHK gjatë ditës së djeshme i kanë dhënë ultimatum Qeverisë që të ekzekutojë sot pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës, në të kundërtën kanë paralajmëruar se mund të kthehen sërish në grevë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj dje ka thënë për mediat se nëse nuk procedohen pagat deri me 5 tetor, mund të kthehen sërish në grevë.

Nga Qeveria edhe gjatë ditës së djeshme kanë përsëritur sërish se nuk do të ketë kompensim në paga për grevistët.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një postim të gjatë ka akuzuar komunat duke thënë se nuk e kanë përmbushur obligimin e tyre që të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministrinë e Financave.

Ajo ka thënë se i kanë dorëzuar ato të dhëna që i kanë pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta.

- Advertisement -rrrrrrr

Nagavci ka bërë të ditur se tashmë ministria që ajo drejton ka ka marrë vendim për kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës së SBASHK-ut.

Në kuadër të këtij vendimi, MASHTI i ka bërë edhe një propozim Ministrisë së Financave lidhur me çështjen e pagave për mësimdhënësit.

Sipas propozimit të saj, se në rast se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e vitit shkollor 2022-2023, Ministria e Financave do të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans.

Por nga SBASHK gjatë ditës së djeshme kanë thënë për Reporteri.net. se janë kundër kompensimit të orëve të humbura.

Ata kanë thënë se ky vendim është kundër kontratës kolektive.

Bardh Bardhi, anëtar i Kryesisë së SBAShK-ut, në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net tha se i qëndrojnë vendimit për mos zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...