A do të dalin nesër pagat e mësimdhënësve grevist – flasin nga Qeveria

- Advertisement -

Ende nuk dihet nëse punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë qenë në grevë gjatë muajit shtator, do t’u dalin nesër pagat e muajit shtator.

- paragrafi 1 -

Në lidhje me këtë çështje, KALLXO.com i ka dërguar pyetje ministrit Hekuran Murati dhe Zyrës së Kryeministrit.

- Advertisement -

Përgjigje ka kthyer vetëm zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se sonte nuk mund të sigurojë një përgjigje rreth kësaj çështjeje.

“Dëgjohemi nesër gjatë ditës” – ka thënë Kryeziu.

- Advertisement -

Të shtunën me 1 tetor, BSPK-ja përmes një konference për media zyrtarisht bëri të ditur se greva, e nisur më 25 gusht, do të pezullohet deri në muajin janar 2023.