A do të bëhet 1000 euro paga e mësimdhënësve vitin e ardhshëm?

- Advertisement5 -

Fushata ka nisur për zgjedhjet nacionale të 28 Dhjetorit, dhe me këtë partitë kanë nisur të bëjnë premtimet nga më të ndryshmet.

- paragrafi 1 -

Premtime partitë po bëjnë edhe për fushën e arsimit, konkretisht për rritjen e pagave.

- Advertisement -

Më të zëshme deri tani në këtë drejtim janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thuajse në çdo tubim elektoral po paraqit zotimet për rritjen e pagës për mësimdhënësit.

Ai i është drejtuar mësuesve të Kosovës me zotimin e plotë se paga nën qeverisjen e tij do të jetë 1000 në muaj.

- Advertisement -

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka premtuar se me të kryeministër pagat në sektorin publik do të rriten për 50%, përfshirë pra edhe mësimdhënësit.

“E di që pagat që merrni sot nuk po ju mjaftojnë të përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve”.

Sipas tij, kjo rritje do të përfshijë të gjithë të punësuarit që marrin paga nga shteti.

“Kjo do të thotë paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët, punëtorët e administratës dhe të gjithë ata që marrin paga nga shteti”, ka theksuar Hamza.

Mbetet të shihet nëse do të ketë apo jo rritje të pagave të mësimdhënësve në vitin 2026, kërkesë kjo e hershme e SBASHK-ut. /AlbanianEducation.net/.