E premte, 20 Shtator, 2024

A do ta marrin pagën e 13-të mësimdhënësit? Flet zv/ministri i Arsimit

- Advertisement1-

Ky fundvit, Ministrinë e Arsimit e pret me një kërkesë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.

Kreu i këtyre të fundit, do të kërkojë që me kontratën e re kolektive, t’iu jepet rroga e 13-të mësimdhënësve të dalluar.

- Advertisement -

Për këtë, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi për Front Online tha se deri më tani nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare.

Megjithatë, ai thotë që qëllimi duhet të jetë arritja e cilësisë në arsim, pastaj të diskutojnë për rrogat.

Nuk ka ndonjë festë zyrtare, e as nuk ndonjë iniciativë zyrtare për diçka të tillë, megjithatë në bashkëpunim me SBASHK-un qëllimi i përbashkët me arrit cilësinë në arsim, pastaj pagat e 13-ta e të 14-ta, mundemi me i diskutu”, u shpreh ai.

Kelmendi pyetet nëse do ta realizojnë një kërkesë të tillë, mirëpo ai tha që nuk e kanë diskutuar.

“Nuk është kërkuar diçka, dhe nuk është diskutuar, ne në media e kemi parë një kërkesë të tillë dhe nuk është diçka zyrtare, nuk e di nëse ka qenë deklaratë spontane”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...