E hënë, 24 Shkurt, 2025

A do ta marrin mësimdhënësit rrogën e 13-të nga viti i ardhshëm ashtu siç ju është premtuar?

- Advertisement1-

Më 22 janar të vitit 2021, atëkohë Avdulah Hoti kryeministër në detyrë i vendit kishte majtur një konferencë për media bashkë me Ministrin e atëhershëm në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ku kishin bërë të ditur se  do të nënshkruaj kontratat kolektive dhe nga viti 2023 mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të.

“Kemi dakorduar te gjitha aspektet kryesore për kontratën kolektive. I kemi saktësuara të gjitha çështje, Jemi pajtuar qe të paguhet rroga e 13 te për punëtoret e arsimit nga viti 2023. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë”, kishte deklaruar Hoti, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Ndërsa Ministri Likaj pagën e 13-të e ka krahasuar me angazhimin e mësimdhënësve.

“Lidhur me pagën e 13 është e lidhur ngusht me angazhimin e mësimdhënësve”, ka thënë ai.

Kurse SBAShK-u kishte thënë atëkohë se “ky është një moment i veçantë” dhe kanë bërë të ditur se kjo nuk ka të bëjë me rritje të pagave, por me pagesa shtesë.

“Është nga herat e para që SBAShK ka një bashkëpunim kaq të mirë me Ministrin e Arsimit. Nuk kemi të bëjmë me ngritje të pagave, por me shtesa. Nga çerdhet deri tek Universitetet e Kosovës”, kishte deklaruar Jasharaj.

Duke ditur se Qeveria është tjetër, dhe kryeministër tashmë është Albin Kurti nuk dihet nëse nga vitit i ardhshëm do të ju ipet paga e 13-të mësimdhënësve tanë. /Albanain Kids Education – Kids of Kosova /

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...