E diel, 23 Shkurt, 2025

A do ndihet rritja e pagës me 6% për mësuesit, në këtë kohë krizash dhe rritje çmimesh?

- Advertisement1-

Pagat e mësuesve në Shqipëri pritet të rriten me 6% këtë vit, sipas një premtimi të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Ministria e Financave sqaroi se rritja do të ndodhë jo më parë se korriku i këtij viti, ndërsa mësuesit janë të paqartë se mbi ç’baza do të bëhet kjo rritje.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve, për shkak të krizës nga lufta në Ukrainë vë në diskutim nëse rritja 6% e pagës do të jetë domethënëse.

Ekspertët shprehen se çdo rishikim apo rritje page mbron pagëmarrësit duke u mundësuar ruajtjen e nivelit të jetesës gjatë një periudhe krize.

“Së pari unë dua të ndaj me ju lajmin shumë të mirë për të gjithë mësuesit dhe mësueset në të gjithë Shqipërinë. Vitin e ardhshëm pagat do të rriten me 6%. Këtë herë, ky është hapi i parë i premtimit tonë që brenda këtij mandati pagat e mësuesve të rriten në 40%”- premtoi ministrja e Arsimit Evis Kushi në 22 tetor të vitit 2021.

Nisur nga kjo deklaratë, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, nëse rritja e premtuar e pagave për këtë kategori, ka ndodhur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....