E premte, 26 Korrik, 2024

A bën të pijë fëmija ujin në të cilin lahet? Përgjigjet pediatri në këtë pyetje të prindërve të brengosur

- Advertisement1-

Shumica e vogëlushëve e adhurojnë mbrëmjen, posaçërisht kohën kur duhet të lahen. Në vaskë shtiren sikur janë sirena, adhurojnë të spërkaten, të lozin dhe të kënaqen.


Aksesorë të ndryshëm siç janë enët dhe gotat e plastikës dhe lodrat i marrin me vete dhe i mbushin me ujë dhe jo rrallë ndodh që edhe të pinë ujë, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Prindërit në ato momente përpiqen të qëndrojnë të qetë, mirëpo kurrë nuk janë të sigurt a mund t’i dëmtojë fëmijët e tyre pirja e ujit në të cilën ka urinë, shkumë sapuni dhe papastërti.

Mund të jeni të qetë, sepse pirja e ujit të vaskës në të cilin lahen dhe në të cilin ka urinë, mbase tingëllon neveritshëm, por nuk është rrezik.

“Urina është lëng steril trupor dhe nuk bart sëmundje, mirëpo problem mund të jetë shkuma e sapunit në ujë”, ka theksuar mjekja Tricia Fener.

Përse fëmijët kanë fare nevojë të pinë ujë në të cilin lahen?

Ekspertët thonë që kjo është mënyra nëpërmjet së cilës hulumtojnë ambientin e tyre dhe mësojnë për botën. Ata nuk e kuptojnë që nuk është çdo ujë për t’u pirë.

Ndaloni fëmijën kur fillon të pijë ujë në vaskën në të cilën lahen duke u thënë qetësisht, por me vendosmëri: “Mos, ne atë ujë nuk e pimë. Uji për larje nuk bën të pihet”.

- Advertisement -rrrrrrr

Mund ta pyesni fëmijën nëse është i etur dhe dëshiron ujë nga çezma, ndërsa pastaj shpjegojani dallimin.

Gjithashtu, nëse nuk arrini rezultatin e dëshiruar, kujtojeni fëmijën se sjellja e tij do të sjellë pasoja.

“Nëse ata pinë ujë pas bisedës, tregojuni se duhet të përfundojnë larjen. Jini të qëndrueshëm dhe në fund do të ndaloni një sjellje të tillë,” këshillon Tricia Fener.

Ajo që apelon mjekja është që prindërit duhet të jenë gjithmonë të pranishëm kur fëmija lahet.

“Ju duhet t’i kushtoni vëmendje të plotë fëmijës që është në vaskë. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të ndaloni sjelljen e padëshiruar menjëherë.”

Është e rëndësishme të dini se urinimi në vaskë është krejtësisht i padëmshëm, por kryerja e jashtëqitjes është një histori tjetër.

Mjekja shpjegon se kjo është potencialisht e dëmshme për shëndetin e fëmijës dhe se në atë rast duhet të zbrazni dhe pastroni menjëherë vaskën, si dhe lodrat, dhe pas kësaj lajeni përsëri fëmijën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...