94% e prindërve votojnë që të mos mbahet mësim të shtunave

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka kërkuar që nga sot e shtunë të nis zëvendësimi i orëve të humbura dhe të mbahet mësim.

- paragrafi 1 -

Por këtë po e kundërshton SBASHK pasi thotë se duhet të ketë marrëveshje të re me Ministrinë e Arsimit si dhe Këshilli i Prindërve.

- Advertisement -

Në një votim që është bërë e që është publikuar në rrjetet sociale e ku mban emrin e Këshillit të prindërve, thuhet se 94% e prindërve kanë votuar që fëmijët të mos shkojnë në shkollë të shtunën.

Këshilli i Prindërve përmes një njoftimi në Facebook thotë se mbajtja e mësimit të shtunave është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

PSE JEMI KUNDËR MËSIMIT TË SHTUNAVE?

🟰 Se mësimi të shtunave është edhe në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.
📣
LIGJI NR. 06/L-084

Neni 40

Koha e lirë dhe loja

1. Fëmija ka të drejtë të pushojë, të argëtohet, të praktikojë lojëra dhe veprimtari çlodhëse dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore, artistike e sportive, në përshtatje me moshën zhvillimin fizik dhe mendor.

🚸 FËMIJËT KANË TË DREJTA – OBLIGOHEMI T’I MBROJMË!