9-vjeçari gati vdiq pasi përbiu një magnet duke bërë video për TikTok

- Advertisement -

Një djalë nëntë vjeçar pothuajse vdiq pasi gëlltiti magnet të vegjël si pjesë e një sfide të TikTok.


Jack McGeoch u dërgua në spital pasi pati dhimbje të forta dhe të vjella të martën e kaluar.

- Advertisement -

Nëna e tij, Carolan zbuloi se pas një skanimi doli se diçka kishte bllokuar zorrët e tij, derisa më vonë Jack pranoi se kishte gëlltitur magnetët.

Babai i tij tha se djali i tij mund të vdiste për shkak të ndikimit shkatërrues të magneteve që ngjiteshin nëpër murin e zorrëve.

Pas ditë pas operacionet, Jack ende nuk e ka marrë veten, dhe nuk mund të ecë lirshëm.