E enjte, 10 Tetor, 2024

9 vjeçari fiton 29 milionë dollarë nga YouTube, bëhet më i paguari këtë vit

- Advertisement1-

Një nëntë vjeçar ka fituar afër 30 milionë dollarë nga videot e tij në YouTube, duke mbajtur kështu titullin e njeriut më të paguar nga YouTube për vitin e tretë me radhë.

Ryan Kaji, nga Texas, fitoi 29.5 milionë dollarë nga kanali i tij në YouTube, Ryan’s World, si dhe 200 milionë dollarë nga lodrat dhe rrobat e brendit të tij Ryan’s World, transmeton Lajmi.net.

- Advertisement -

Ai gjithashtu nënshkroi një kontratë multimilionëshe, për të shfaqur seritë e tij në kanalin Nickelodeon. Kaji, që nga mediat e huaja quhet “influencer fëmijësh”, për herë të parë nisi të bëjë video në vitin 2015, pasi pa disa video të fëmijëve në YouTube dhe e pyeti nënën e tij, “Si është e mundur që unë nuk jam në YouTube kur të gjithë fëmijët e tjerë janë?”.

Familja e tij, që ndryshoi emrin e tij të vërtetë, Guan, në emrin e tij online Kaji, tani kanë nëntë kanale në YouTube. Ryan’s World është më i famshmi, me 41.7 milionë abonues dhe 12.2 miliardë shikime.

Videoja më e famshme e tij, Huge Eggs Surprise Toys Challenge, ka më shumë se 2 miliardë shikime, duke u bërë kështu ndër videot më të shikuara ndonjëherë në YouTube.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop

S’ka lidhje sa të dobët jeni në matematikë, këto truqe do t’ju bëjnë më të mirin në këtë lëndë

Shumëzimi me 11 Pavarësisht se sa i gjatë është numri, atë shumë lehtë mund ta...

Fjala me tre shkronja që ka 645 kuptime

Ka fjalë komplekse, fjalë me kuptim të ndërlikuar dhe fjalë që thjesht tregojnë qartë...

Detyrë logjike: Këtu nuk mungon numri 6, gjejeni se çfarë

Për të zgjidhur këtë detyrë logjike nuk janë të nevojshme njohuritë në matematikë. Gjithsesi, është...