E enjte, 19 Shtator, 2024

9 muaj mësim, një javë pushim

- Advertisement1-

Pas 4 muajve proces mësimor intensiv, nxënësit në arsimin parauniversitar në shkollat publike realizuan pushimin dimëror prej 5 ditëve.

Këtë formë të mësimit prej 9 muajve mësim me vetëm një javë pushim mësimdhënësit e cilësojnë ngarkesë për nxënës, nga të cilët në fundvit shkollor nuk do të nxjerrin rezultate të kënaqshme mësimore.

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve kërkon që pushimi pranveror të jetë si i tillë e jo proces mësimor.

Derisa psikologët vënë në dukje se për arritje të mira mësimore, idealja do të ishte pas çdo dy muajve proces mësimor, të ketë një javë pushim për nxënësit.

Nxënësit në arsimit parauniversitar për katër muaj radhazi zhvilluan proces mësimor me intensitet, duke punuar edhe për tetë javë edhe ditëve të shtuna. Pushimi dimëror u realizua vetëm 5 ditë, nga 30 janari deri më 3 shkurt të vitit 2023, RTK.

Zhvillimi i procesit mësimor në këtë formë nga mësimdhënësit cilësohet ngarkesë, dhe arritje jo të kënaqshme të rezultateve.

Drejtues të Këshillit të Prindërve të Kosovës, kërkojnë nga udhëheqës të Ministrisë së Arsimit që pushimi pranveror të mbahet si pushim për nxënësit e jo proces mësimor.

Psikologët vënë në dukje se arritje të kënaqshme mësimore shënohen të nxënësit, nëse pas çdo dy muajve proces mësimor, pushohet nga një javë.

- Advertisement -rrrrrrr

Në hulumtimin “Mbingarkesa Kurrikulare në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë “ të realizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, në sistemin arsimor në Kosovë zhvillohet mësim përgjatë 185 ditëve, derisa pushim prej 13 javëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...