E hënë, 16 Shtator, 2024

“9 milionë euro më shtrenjtë do t’i kushtojë qeverisë blerja e librave nga prindërit”

- Advertisement1-

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka komentuar vendimin e ri të të MAShTI-t, për blerjen e librave për filloristët.

Ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, ka thënë se nesër do të hapet mundësia në platformën e-Kosova ku prindërit do të kenë mundësi të rimbursohen për blerjen e librave për fëmijët e tyre.

- Advertisement -

“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, ka thënë Nagavci.

E ndaj këtij postimi, Lushaku-Sadriu pati një hamendje. Ajo thotë se ministrisë do t’i kushtojë ky proces 9 milionë euro më shtrenjtë se që kishte planifikuar.

“Në bazë të njoftimit që lansoi Ministrja Nagavci para pak minutash dhe bazuar në statistikat që MASHTI ka të publikuara, mund të llogaritet kostoja e shpenzimeve për tekste shkollore: 1. Gjithsej nxënës në shkollën fillore: 132 483. Kostoja e teksteve shkollore për nxënës 80 euro dhe gjithsej do të kushtojë: 10 598 640 Euro. 2. Gjithsej nxënës në shkollën e mesme të ultë janë: 95 501. Kostoja e kompenzimi për materiale shkollore do të bëhet 30 Euro për nxënës dhe do të kushtojë: 2 865 030 Euro. Gjithsej nxënës: 227 984. Gjithsej kostoja e rimbursimit të teksteve shkollore: 13 463 670 Euro”.

“A po i kushtojkan tekstet shkollore buxhetit të Kosovës tani ma lirë a ma shtrenjtë? 13 milionë është shumë më shtrenjtë se 4 milionë sa ka paraparë për tekste MASHTI. Dmth, 9 milionë më shumë. Uroj të kem gabuar”, përfundoi Lushaku-Sadriu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen…”

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen...” "Çdo herë do të ktheheni në kujtimet...

Kompania Pestova gëzon nxënësit në Poçestë të Pejës me rastin e vitit të ri shkollor, ju dërgon VIPA Chips

Nxënësit e klasës të parë dhe parafillor të shkollës “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë...

Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet

Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë...

Kurti nga përurimi i shkollës në Kamenicë: Investimi është mbi 1 milion euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në përurimin e investimeve...