E enjte, 7 Nëntor, 2024

9 këshilla që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm

- Advertisement1-

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Të nxisësh fëmijën të ushqehet shëndetshëm është sfidë për çdo prindër.

- Advertisement -

Përfshirja e fëmijëve gjatë gatimit apo bërjes së pazarit e inkurajon atë të ushqehet shëndetshëm, thonë prindërit.

Po t’i pyesim prindërit se cila është sfida e tyre me madhe gjatë rritjes së fëmijëve, përgjigja e tyre do të ishte : T’i mësosh ata (fëmijët) të hanë shëndetshëm!

Pjesa më e madhe e fëmijëve duan të hanë ushqime të shpejta dhe të thata, pa perime. Atëherë, çfarë duhet të bëjë një prind? Më poshtë do të gjeni 9 këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës suaj :

Çfarë mos të bëni?

Mos lejoni fëmijën tuaj të varet nga sheqernat. Sheqernat janë në çdo ushqim të paketuar, në ditët e sotme. Ndaloni pijet me gaz apo me sheqer në shtëpinë tuaj dhe lexoni përbërjen para se të blini pije me sheqer të shtuar.

Ju nuk mund ta kontrolloni fëmijën tuaj me çfarë ushqehet kur ai/ajo nuk ndodhet në shtëpi, por edukojeni me ushqim të shëndetshëm. Mos sillni në shtëpi ushqime të shpejta nëse ata nuk i kanë nuk do t’i kërkojnë.

- Advertisement -rrrrrrr

Mos e lutni, mos e kërcënoni, as mos e shpërbleni fëmijën që të ushqehet shëndetshëm sepse asnjëra nga këto taktika nuk janë efektive. Gjithashtu, mos gjykoni shijen e tyre nga shija juaj. Fakti që ju nuk e konsumoni brokolin nuk do të thotë që as fëmija juaj nuk e do.
Bëje ushqimin interesant
Nëse fëmijës i duket ushqimi interesant, atëherë ka më shumë probabilitet që ta provojë. Prandaj lërini fëmijët ta prekin ushqimin, të luajnë me të do i kuriozojë edhe shija e tij.

Përfshirja e fëmijëve
Përfshirja e fëmijëve në blerjen e produkteve apo gjatë gatimit të ushqimit e bën më interesante dhe më emocionues procesin e të ushqyerit. Fëmijët mund të inspirohen të ushqehen shëndetshëm kur janë pjesë e procesit të gatimit.

Gjithashtu, rritja e perimeve vetë e bën më të lehtë tërheqjen e fëmijës ndaj ushqimeve të shëndetshme.

Jepuni fëmijëve mundësi zgjedhje
Jepuni mundësi fëmijëve që në vogëli të zgjedhin ushqimin, frutat, perimet që duan brenda arsyes. Gjatë rritjes shtoni mundësitë e përzgjedhjes, por mos i mbani gjithmonë nën kontroll apo t’u jepni shumë leksione pasi do të rebelohen ndaj ushqimit.

Bëhuni krijues
Nëse fëmija juaj nuk ushqehet shëndetshëm. mos e kritikoni atë por filloni të gjeni taktika të reja se si ta joshni. Mund të bëni lëngje frutash dhe dalëngadalë t’i shtoni perime dhe e bëni më të shëndetshëm.

Një taktikë tjetër për më të vegjlit do të ishte të krijoni natën e ngjyrës violet dhe çdo pjesëtar të vishet apo të ketë atë ngjyrë, gjithashtu të gatuhet me të gjitha ushqimet me atë ngjyrë. Kështu do të keni dhe argëtimin por edhe ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës suaj.

Model i të ngrënit shëndetshëm
Fëmijët tanë shohin gjithçka që në bëjmë, prandaj ata mund të zgjedhin më mirë nëse shohin që ne bëjmë njësoj. Nëse ti ushqehesh shëndetshëm edhe fëmijët do të bëjnë të njëjtën gjë, pasi ata kopjojnë çfarë ne bëjmë dhe jo çfarë themi.

Harroni fjalinë “Mos lini asgjë në pjatë”!
Mos ushtroni presion tek fëmijët duke iu thënë që nuk u lejohet të lënë tavolinën pa e mbaruar ushqimin që kanë në pjatë. Nëse ata nuk e duan, lërini të ikin por tregojini që nuk kanë asgjë tjetër për të ngrënë. Gjithashtu, nuk mund t’i jepni diçka tjetër nëse ata nuk kanë mbaruar të gjitha perimet në pjatë pasi mishi dhe perimet vijnë bashkë në një pjatë.

Fjalët kanë rëndësi
Fëmijët dëgjojnë gjithçka që ne themi, prandaj duhet të zgjedhim çfarë duam qe ata të dëgjojnë. Prandaj, nëse ne flasim se sa të mira dhe të shijshme janë perimet apo çdo ushqim tjetër i shëndetshëm, mendojmë që ata nuk na dëgjojnë por në një moment ata do të bëhen kurioz dhe do t’i kërkojnë t’i provojnë.

Përdorni shumë ngjyra
Mësojini fëmijës suaj që në pjatën e tyre të ketë shumëllojshmëri ngjyrash. Ngjyrat dhe shumëllojshmëria i tërheqin fëmijët, prandaj në çdo vakt përdorni shumë perime me ngjyra. Kështu ata mësojnë që, nëse nuk kanë ngjyra ushqimet e tyre, atëherë tua shtojnë.

Burimi: CNN/ Shendeti.com.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...