Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë, si për mësuesit edhe për nxënësit e tij.
Mësimdhënia është punë e vështirë dhe disa mësues nuk rriten kurrë për të qenë ndonjë gjë më e mirë se mediokër. Ata bëjnë minimumin e kërkuar. Mësuesit e mirë punojnë pa u lodhur për të krijuar një mjedis afeksionues dhe edukues për nxënësit e tyre.
Mësimdhënia e mirë duket se ka të bëjë më pak me njohuritë dhe aftësitë sesa me qëndrimin e mësuesit ndaj nxënësve, subjektit dhe punës së mësuesve. Megjithëse lista e mëposhtme nuk është gjithpërfshirëse, ne kemi ngushtuar shumë karakteristika të një mësuesi të mirë.
1. Një mësues i mirë i repsekton nxënësit e tij
Në një klasë të një mësuesi të mirë, idetë dhe mendimet e secilit person vlerësohen. Nxënësit ndjehen të sigurt për të shprehur ndjenjat e tyre dhe mësojnë të respektojnë dhe të dëgjojnë të tjerët. Ky mësues krijon një mjedis mikpritës për të gjithë studentët.
2. Një mësues i mirë krijon ndjenjën e bashkësisë dhe përfshirjes në klasë
Respekti i ndërsjellë në klasën e këtij mësuesi siguron një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues. Në këtë komunitet të vogël, ka rregulla që duhet të ndiqen, punët duhet të bëhen dhe secili nxënës është i vetëdijshëm se ai ose ajo është një pjesë e rëndësishmee grupit. Një mësues i mirë ju ofron nxënësve ndjenjën e sigurisë dhe që ata mund të varen jo vetëm tek mësuesi, por edhe tek shokët dhe shoqet e klasës.
3. Një mësues i mirë është i ngrohtë, i afrueshëm, entuziast dhe i kujdesshëm
Ky mësues është i afrueshëm jo vetëm me nxënësit e klasës së tij por me gjithë shkollën. Ky është një mësues tek i cili fëmijët mund të shkojnë dhe t’i tregojnë problemet e tyre, shqetësimet apo edhe një histori qesharake. Një mësues i mirë është një dëgjues i mirë dhe që gjithmonë gjen kohën që t’u përkushtohet nxënësve të tij pavarësisht nga axhenda e ngarkuar. Nëse një mësues ka një ditë të keqe, askush nuk e di. Mësuesi nuk i përzien problemet e jashtme me shkollën.
4. Një mësues i mirë vendos pritshmëri të larta për të gjithë nxënësit
Ky mësues e kupton se pritshmëritë që ai ka për nxënësit e tij ndikojnë shumë në arritjet e tyre. Mësuesi e di se nxënësit në përgjithësi u japin mësuesve aq shumë ose aq pak sa pritet prej tyre.
5. Një mësues i mirë ka dashuri për të mësuarin dhe frymëzon nxënësit me pasionin e tij për asimin dhe materialet e lëndës.
Ai vazhdimisht e rinovon veten si një profesionist në kërkim për t’i ofruar nxënësve të tij kualitet më të lartë të arsimit. Ky mësues nuk ka frikë të mësojë strategji të reja mësimdhënie ose të përdorë teknologji të reja në orën e mësimit.
6. Një mësues i mirë është një udhëheqës i aftë
Ndryshe nga udhëheqësit administrativë, mësuesit efektivë fokusohen në vendimmarrjen e përbashkët dhe punën në grup, si dhe në ndërtimin e komunitetit. Ky mësues i mirë e përcjell këtë ndjenjë të udhëheqjes tek nxënësit duke ofruar mundësi për secilin prej tyre që të marrin rolet udhëheqëse.
7. Një mësues i mirë mund të “ndërrojë marshin” dhe është fleksibël kur një mësim nuk po funksionin.
Ky mësues vlerëson mësimin e tij dhe gjen mënyra të reja për të prezantuar materialin për të siguruar që çdo student të kuptojë konceptet kyçe.
8. Një mësues i mirë bashkëpunon me kolegët në mënyrë të vazhdueshme
Në vend të mendojë për veten si i dobët, sepse kërkon sugjerime apo ndihmë, ky mësues e sheh bashkëpunimin si një mënyrë për të mësuar nga një profesionist tjetër. Një mësues i mirë përdor kritika konstruktive dhe këshilla si një mundësi për t’u rritur si edukator.
9. Një mësues i mirë mban profesionalizëm në të gjitha fushat – nga pamja personale deri te aftësitë organizative dhe gadishmëria për çdo ditë. Aftësitë e tij janë shembullore, nëse ai flet me një administrator, një nga nxënësit e saj ose një koleg. Respekti që mësuesi i mirë merr për shkak të mënyrës së tij profesionale është i dukshëm për ata rreth tij.
Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë, si për mësuesit edhe për nxënësit e tij.