E diel, 24 Nëntor, 2024

9 gjërat pse duhet t’i vlerësojmë mësimdhënësit

- Advertisement1-

Mësuesit luajnë një rol thelbësor në jetën tonë dhe ne duhet t’ju jemi mirënjohës çdo ditë për punën e tyre. Nuk ka rëndësi nëse janë mësues të vjetër, mësues të rinj, mësues të cilët kanë dalë në pension.

Mësuesit luajnë një rol thelbësor në jetën tonë dhe ne duhet t’ju jemi mirënjohës çdo ditë për punën e tyre. Nuk ka rëndësi nëse janë mësues të vjetër, mësues të rinj, mësues të cilët kanë dalë në pension, ne duhet të kuptojmë që impakti i tyrë në zhvillimin e nxënësve është shumë i madh.

- Advertisement -

Nëse do të flasim nga përvoja personale, kur mendoj për fjalën “mësues”, në mendje më vijnë shumë njerëz të cilët patën impakt thelbësor në zhvillimin tim dhe jam i sigurtë që nuk jam i vetmi. Sikur të gjithë të kishin mundësi të shpreheshin do të dilnim në të njëjtin konkluzion.

Por cilat janë disa nga gjërat për të cilat ne duhet t’i vlerësojmë mësuesit.

Do të mundohemi të nxjerrim 9 pika kryesore edhe pse për të qënë i sinqertë lista është e pafundme.

1. Na mësojnë dhe zbulojmë pasionet

Nxënësit kanë prirje të ndryshme dhe në këtë moment futet në lojë mësuesi i cili na ndihmon të bëjmë zgjedhjen e duhur duke ju përkushtuar më shumë lëndës e cila ka lidhje me pasionin tonë.

2. Ata besojnë te ne, na inkurajojnë të tregojmë potencialin dhe na bindin të besojmë që mund të arrijmë çdo gjë.

- Advertisement -rrrrrrr

Mësuesit janë njerëzit kyç të cilët na motivojnë, ndihmojnë dhe sfidojnë në mënyrë që të shfaqim potencialin tonë. Ata besojnë te ne përpara se ne të kemi krijuar besim tek vetvetja.

3. Ndihmojnë në zhvillimin e dëshirës për të lexuar, shkruajtur dhe mësuar.

Leximi dhe shkrimi janë dy pika shumë të rëndësishme dhe këto do të na shoqërojnë gjatë gjithë jetës tonë. Të mësuarit jo vetëm për të lexuar një tekst por për ta kuptuar atë që lexojmë dhe zhvillimi i të menduarit, për këtë gjë u detyrohemi mësuesve.

4. Me pak fjalë ata mund të bëjnë gjithçka!! Nuk bëjnë vetëm rolin e mësuesit, por gjithashtu të motivuesit, mbështetësit, mentorit dhe mikut.

Cilat janë gjërat që mësuesit nuk mund të bëjnë!? Edhe nëse nuk munden…ata gjithmonë e gjejnë një mundësi.

5. Ata krenohen me arritjen e nxënësve e i motivojnë më shumë.

Pas çdo hapi që nxënësit hedhin, mësuesit krenohen me punën e tyre edhe pse e dinë fare mirë që pas një periudhe të caktuar ata duhët të vazhdojnë më tej dhe nuk do t’i kenë më nxënës. Ata janë krenarë për arritjet e tyre.

6. Të nguliten në mendje për një kohë të gjatë

Akoma e mbaj mend mësuesen time të fillores dhe mendoj që nuk do ta harroj se sa energjike dhe e duruar ishte. Ajo sillte gjithmonë gëzim në klasë dhe kjo gjë do të më ngulitet gjithmonë në mendje.

7. Në vetvete ata gjithmonë do të jenë nxënës

Mësuesit shpenzojnë shumë orë duke mësuar metoda të reja për nxënësit e tyre dhe janë të përkushtuar që të japim më të mirën nga vetja.

8. Janë të duruar dhe interesohen për nxënësit e tyre.

Jo të gjithë nxënësit mësojnë në forma të njëjta, disa i kuptojnë më shpejt disa të tjera kanë nevojnë për pak më shumë koh. Mësuesit janë tërësisht të përkushtuar ndaj tyre që askush të mos mbesë mbrapa pavarsisht se sa koh i duhet për ta kuptuar dhe mësuar.

9. Bashkëpunojnë me prindërit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që nxënësit të edukohen

Edukimi i nxënësve është punë në grup. Mësuesit bëjnë gjithçka që të gjithë të përfshihen në edukimin e tyre. Dhe pavarsisht të gjitha sfidave që krijohen gjatë të qenurit mësues, ata e duan punën e tyre dhe janë të vetëdijshëm për përmirësimet që po sjellin në jetën e nxënësve.

“Pothuajsë të gjithë mësuesit që njoh e vlerësojnë misionin e tyrë dhe bëjnë të pamundurën që të japin më të mirën nga vetja, edhe pse jo të gjithë e kuptojnë. Është e vetmja punë e cila nuk ju le të flini sepse jeni të shqetësuar për fëmijët e të tjerëve.”

(Portali Shkollor)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual...

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...