800 mijë euro investime për shkollën e Vaganicës në Mitrovicë

- Advertisement -

800 mijë investime janë bërë për shkollën e Vaganicës.

- paragrafi 1 -

Kështu ka njoftuar nënkryetari Arian Tahiri.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sot vizituam shkollën fillore “Skenderbeu” në Vaganicë, për të shikuar nga afër Investimet që janë duke u realizuar në infrastrukturën e këtij objekti.

Infrastruktura e vjetëruar nëpër shkolla, është pengesë për kryerjen e aktivitete arsimore me nxënës.

- Advertisement -

Nga ky vit e tutje, temperaturat e ftohta gjatë dimrit nuk do të jenë arsye për mungesën e nxënësve në mësim.

Pas renovimit të sallës së sporteve vitin e kaluar, termoizolimit, ndërrimit të dritareve dhe furnizimin me sistem tërësisht të ri të ngrohjes këtë vit, shkolla fillore “Skenderbeu” vitin e ardhshëm do të kompletohet me rregullimin e oborrit.

Ashtu siç kemi premtuar, Arsimi mbetet prioriteti ynë.