E diel, 24 Nëntor, 2024

800 mësimdhënës në Viti ende pa paga – Ministria e Komuna ia hedhin fajin njëra-tjetrës

- Advertisement1-

800 mësimdhënës në Viti ende nuk e kanë marrë pagën e muajit shtator. Nesër ata pritet të protestojnë para Qeverisë. Kërkesa e vetme është që të paguhen për punën e tyre.

Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, fajin për problemin e shkaktuar ia hedh Ministrisë së Financave, kurse këta të fundit Komunës.

- Advertisement -

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se mospagesa e mësimdhënësve vitias është një presion nga Qeveria ndaj komunës që udhëhq ai.

Presioni i tillë është i gabueshëm dhe joligjor ndaj komunës. Nuk është vendim i drejte, është bankrotim i komunës, nuk kane të drejtë me e ndalë. Qeveria është nënshkruese e kontratës kolektive dhe jo komuna”, ka deklaruar Haliti për AlbanianEducation.net.

Nga Ministria e Financave para dy dite, dolën me njoftim se kjo komunë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës, duke i lënë jashtë punëtorët e arsimit.

Në njoftimin e Ministrisë tutje thuhet se përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, MF-ja tha se disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani dhe se Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator.

Pro Ministrisë së Financave doli edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ndihet keq që mësimdhënësit në Komunën e Vitisë nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator.

- Advertisement -rrrrrrr

Ajo ka thënë se kjo ka ndodhë për shkak të një lëshimi të kësaj komune, duke shprehur besimin se kryetari i saj dhe gjithë personeli do të marrin seriozisht në shqyrtim udhëzimet e Ministrisë së Financave.

“Sa jam informua ky është një lëshim, gabim i vetë Komunës së Vitisë dhe unë ndihem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës por edhe për shkak të situatave të krijuara në të kaluarën, ku nuk është planifiku implementimi i kontratës kolektive, tashmë janë mësimdhënësit ata që po e pësojnë. Unë pres që kryetari i komunës dhe udhëheqja e komunës me prioritet t’i shqyrtojnë udhëzimet që u ka dhënë ministria e financave”, ka thënë Nagavci të enjten.

Por, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, fajëson nivelin qendror për gjithë situatën e krijuar.

“E vërteta qëndron se ne s’kemi pas mundësi me bë ndërrim ose transfer të  mjeteve nga pozicionet buxhetore të tjerë. Së pari s’kemi pasur të drejtë të ligjore për Kuvend, e Kuvendi është dashur tri ditë të thirret në mënyrë të jashtëzakonshme, në mënyrë të rregullt është shtatë ditë. Në anën tjetër nuk kemi pasur as buxhet me bë transfer, për shkak se jemi minus ngase në vitin 2024 tre milionë e gjysmë na i kanë marrë përmbaruesit nga vendimet e Gjykatave bazuar në kontratën kolektive’, ka thënë

Nga sindikata e Bashkuar e Arsimit, kanë paralajmëruar greva, në rast se nuk iu dalin pagat.

“Nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK në nivelin qendror vazhdon të mbaj komunikim me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi  dhe me udhëheqës sindikal në këtë komunë dhe do të mbështes çdo angazhim të tyre  dhe do t’u qëndrojë pranë e do të solidarizohet me ta edhe nëse ata fillojmë me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut

Madje Jasharaj thotë se punëtorët e sektorit të arsimit në Vitisë nesër do të mbajnë protestë para Qeverisë.

“Dje isha për vizitë në komunën e Vitisë, ku bashkë edhe me shoqatat e tjera sindikale u takuam edhe me kryetarin Sokol Haliti, i cili dukej i shqetësuar lidhur me gjendjen. Pas diskutimeve ramë dakord që t’i japim kohë edhe sot institucioneve përkatëse për zgjidhjen e kësaj çështje. Derisa nesër nga ora 11:00 parashihet që të mbahet një protestë para Qeverisë nga punëtorët e sektorit të arsimit në Vitisë”, tha Jasharaj. /AlbanianEducation.net.

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...