8-vjeçarja nga Fieri që zgjohet në 5 të mëngjesit, lan, gatuan e niset për shkollë

- Advertisement -

Për një fëmijë vetëm 8 vjeç është e pazakontë që të zgjohet në 5 të mëngjesit për t’u kujdesur për shtëpinë dhe gjyshen e moshuar, para se të niset në shkollë.

- paragrafi 1 -

Por për Sheilën kjo është e përditshmja. Edhe pse shkolla ka nisur vogëlushja akoma nuk ka mjete mësimore pasi nuk ka me çfarë t’i blejë…

- Advertisement -

“Sot nuk shkova në shkollë se nëna ishte sëmurë, dhe kështu mungoj shpesh”, thotë Sheila, 8 vjeçe, e cila jeton vetëm me gjyshen e saj të moshuar.

Sheila thotë se zgjohet në orën 5 të mëngjesit, pasi i jep ilaçet gjyshes, duhet të bëjë mëngjesin, të laj, pastrojë dhe të bëjë të gjitha punët e shtëpisë.

“Zgjohem që në 5 të mëngjesit bëj punët pastaj shkoj në shkollë, edhe mungoj kur gjyshja është sëmurë”, tregon e mitura.

- Advertisement -

Ndërkohë për prindërit flet pak. Ajo thotë se të atin në burg nuk e ka takuar se nuk ka kush ta çojë ta takojë, vetëm komunikon në të telefon, ndërsa me të ëmën nuk flet fare.

Në prezencë të gazetarëve ajo gatuan mëngjesin e gjyshes. Në frigorifer ka vetëm një kokërr vezë dhe atë nuk mendon ta hajë vetë, por ia gatuan nënës e cila më pas do marrë ilaçet.

Gjithashtu para se të niset në shkollë ajo vendos edhe rrobat për t’u larë.

Kur gazetarët e pyesin se për çfarë ka nevojë ajo përgjigjet: Kam nevojë për lodra, rroba, mjete mësimore.

Edhe pse shkolla ka nisur Sheila akoma nuk ka mjete mësimore pasi nuk ka me çfarë t’i blejë.

© Portali Shkollor-