Leandra Gara nga fshati Kishnarek sot ka përjetuar një moment shumë të veçantë, duke promovuar librin e saj të parë “Në errësirë me guxim në zemër”.
Vetëm 8 vjeçe, ajo tashmë hyn në mesin e autoreve më të reja në Kosovë dhe sjell një shembull të bukur për të gjithë fëmijët.
Gjatë promovimit, Leandra falënderoi të pranishmit dhe bashkëmoshatarët për mbështetjen, si dhe shkrimtarin Izet Abdyli për ndihmën dhe përkrahjen në botimin e librit.

