E martë, 22 Tetor, 2024

8-vjeçari i shkruan kryeministrit të Anglisë: A do vijë këtë vit Babagjyshi i Krishtlindjeve?

- Advertisement1-

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ditën e sotme shpërndau një postim emocionues në rrjetet sociale.

Një djalë i vogël 8-vjeçar i ka dërguar atij një letër, e cila e pyet nëse do vijë këtë vit Babagjyshi i Krishtlindjeve dhe nëse vjen a duhet t’i lajë duart apo ta vendosë diku dezinfektuesin.

- Advertisement -

8-vjeçari shkruan: “I dashur Z. Johnson, Unë jam 8-vjeç dhe isha duke menduar nëse ti dhe qeveria keni menduar për këtë Krishtlindje për ardhjen e Babagjyshit. Nëse ne e vendosim dezinfektuesin pranë perdeve, a do të vijë ai? Apo i ka larë duart?! Unë e kuptoj se jeni shumë i zënë, por ju lutem a mundet që ju dhe shkencëtarët të diskutoni rreth kësaj teme?”

Kryeministri ka marrë shumë letra, por kjo e vogëlushit i quajtur Monti i ka tërhequr menjëherë vëmendjen se si fëmijët mendojnë për larjen e duarve të Babagjyshit në kohën e pandemisë dhe kanë shpresë për dhurata pavarësisht gjendjes së vështirë që edhe të vegjlit e kuptojnë. Normalisht që Johnson nuk ka ngurruar dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje të voglit, duke i thënë se Babagjyshi do të vijë dhe do të ishte një ide e mirë nëse dezinfektuesin e duarve do ta vendoste pranë biskotave.

Ky postim ka marrë shumë komente dhe të gjithë janë emocionuar nga kjo letër kaq e bukur dhe e ndjerë njëkohësisht. Gjithashtu ka nga ata që falenderojnë Johnson që i ka kthyer vogëlushit përgjigje dhe ka marrë përsipër mbrojtjen e fëmijëve në këtë situate pandemie.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Boris Johnson (@borisjohnsonuk)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop

S’ka lidhje sa të dobët jeni në matematikë, këto truqe do t’ju bëjnë më të mirin në këtë lëndë

Shumëzimi me 11 Pavarësisht se sa i gjatë është numri, atë shumë lehtë mund ta...

Fjala me tre shkronja që ka 645 kuptime

Ka fjalë komplekse, fjalë me kuptim të ndërlikuar dhe fjalë që thjesht tregojnë qartë...